OBSH: Vaksinimi shpëtoi dy milionë persona nga vdekja
2024-08-12 17:54:48

OBSH vaksinimi (Foto ATSH)

OBSH vaksinimi (Foto ATSH)

Sipas një studimi të ri nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për Evropën,numri i vdekjeve nga Covid, aktualisht në 2.2 milionë, mund të kishte qenë 4milionë nëse njerëzit nuk do të vaksinoheshin, njofton ATSH.

Shumica e jetëve të shpëtuara janë mes njerëzve të moshës 60 vjeç elart, grupi me rrezikun më të lartë të sëmundjeve të rënda dhe vdekjes ngaSARS-CoV-2.

“Rezultatet janë të qarta: vaksinimi kundër Covid shpëton jetë”,deklaroi autorja e studimit, Margaux Meslé, një eksperte nga OBSH për Evropën.

Studimi zbuloi se vaksinimi kundër Covid-19 shpëtoi jetën më shumëgjatë periudhës kur varianti Omicron ishte dominues, nga dhjetori 2021 deri nëmars 2023.

Vende si Belgjika, Danimarka, Islanda, Irlanda, Izraeli, Holanda, Maltadhe Mbretëria e Bashkuar, të cilat zbatuan programet e hershme të vaksinimit,panë përfitimet më të mëdha për sa i përket jetëve të shpëtuara. (Fatosi)