Mbyllen Lojërat Olimpike të Parisit 2024 pas dy javësh konkurrimi intensiv
2024-08-12 11:16:19

Foto nga CGTN

Lojërat Olimpike të Parisit patën një mbyllje festive të dielën, pas dy javësh konkurrimi intensiv, pretendimeve e rezultateve të diskutueshme dhe rekordeve.

Francezi Leon Marchand, i cili fitoi katër medalje ari dhe një bronzi në këto lojëra, e çoi flakën olimpike në stadiumin "Stade de France" në përgatitje për lojërat e ardhshme olimpike në Los-Anxhelos më 2028.

Foto nga VCG

Në këtë olimpiadë, Kina dhe ShBA-ja u renditën në krye për numrin e medaljeve të arta, duke fituar të dyja nga 40 të tilla. Vendi organizator, Franca, mori 16 medalje ari, duke u renditur pas Australisë (18) dhe Japonisë (20). (Çang Çuo)