“Janë siguruar ilegalisht nga burimet e huaja armiqësore ndaj SHBA-ve”,Donald Trump akuza për hakërim të fushatës, fajëson Iranin
2024-08-12 18:13:07

Trump akuza për hakerim (Foto panorama,.al)

Trump akuza për hakerim (Foto panorama,.al)

Fushata presidenciale e Donald Trumpit, kandidatit republikan përpresident, ka thënë të shtunën se disa komunikime të brendshme i janë hakuar dheka fajësuar Qeverinë iraniane për këtë incident, shkruan panorama.al.

Ekipi i fushatës së Trumpit e ka lëshuar një deklaratë, pak pasi epërditshmja Politico ka raportuar se ka nisur të pranojë emaila në korrik prejnjë burimi anonim, që i ka ofruar dokumente autentike prej operacioneve tëfushatës së Trumpit, përfshirë një raport për kandidatin e republikanëve përnënpresident, J.D.Vance dhe “dobësitë e tij të mundshme”.

“Këto dokumente janë siguruar ilegalisht prej burimeve të huajaarmiqësore ndaj Shteteve të Bashkuara, që kanë qëllim ndërhyrjen në zgjedhjet evitit 2024 dhe krijimin e kaosit brenda procesit tonë demokratik”, ka thënëzëdhënësi i fushatës së Trumpit, Steven Cheung, përmes një deklarate.

Trump ka thënë më vonë në platformën e vet sociale, Social Truth se,gjiganti teknologjik, Microsoft e ka informuar fushatën e tij se Irani ia kahakuar njërën prej faqeve.

Ai e ka fajësuar Iranin duke thënë se ai “mund të sigurojë vetëminformacion publik”, dhe nuk ka dhënë më shumë hollësi për hakimin.

Misioni i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara, në Nju Jork, kathënë përmes një emaili se “Qeveria iraniane, as nuk ka, dhe as nuk synon tëketë ndonjë motiv për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane”.

Trump, ish-president amerikan, ka pasur marrëdhënie të tensionuara meIranin, sa ka qenë në pushtet. Nën udhëheqësinë e Trumpit, Shtetet e Bashkuarae kanë vrarë komandantin ushtarak iranian, Qassem Soleimani, më 2020, dhe janëtërhequr prej marrëveshjes bërthamore, që kanë nënshkruar fuqitë botërore meIranin.

Trump i ka mbijetuar një atentati në korrik.

Ndonëse nuk ka pasur sugjerime që i dyshuari ka qenë i lidhur meIranin, rrjeti televiziv amerikan, CNN, ka raportuar muajin e kaluar qëinteligjenca amerikane ka informacione për një komplot iranian kundër Trumpit.

Teherani, në anën tjetër, i ka hedhur poshtë këto akuza.