Manastiri i Shën Julitës në Gjirokastër, në prag restaurimi
2024-08-12 17:30:08

Manastiri i Shën Julitës restaurim (Foto ATSH)

Manastiri i Shën Julitës restaurim (Foto ATSH)

Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dhuvjan të Gjirokastrës, sëshpejti do t’i nënshtrohet restaurimit, njofton ATSH. Manastiri është njëmrekulli arkitekturore e mesjetës, ndërtuar në vitin 1588. Kjo perlë shfaqmjeshtërinë e ndërtuesve mesjetarë shqiptare, me nefin e saj në formë kryqi tëkurorëzuar nga një kube madhështore.

Gjashtë kolona tërheqin sytë nga kupola mbresëlënëse, një dëshmi eaftësisë së epokës në krijimin e strukturave të forta, por elegante.  Jashtë, kisha magjeps me përmasat e saj harmonikedhe arkitekturën e detajuar me përpikëri, duke ofruar një vështrim në tëkaluarën.

Me historinë e saj të pasur dhe arkitekturën e jashtëzakonshme, Kisha eShën Julitës dhe Qirikut në Dhuvian nuk është thjesht një vend adhurimi, pornjë thesar i së kaluarës mesjetare të Shqipërisë: një ndalesë e paharrueshmepër adhuruesit e historisë dhe të apasionuarit e arkitekturës. Projekti do tëfinancohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Fondi i Ambasadorëve përRuajtjen e Trashëgimisë Kulturore, të SHBA dhe Ambasada e SHBA në Shqipëri,përmes CHwB Albania (Trashëgimia Kulturore pa Kufij) .(Fatosi)