foto nga VCG
Pas 19 ditësh, Lojërat Olimpike të Parisit të vitit 2024 u mbyllën të dielën. Delegacioni kinez fitoi gjithsej 40 medalje ari, 27 medalje argjendi dhe 24 medalje bronzi, duke arritur rezultatin më të mirë në histori për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Verore jashtë Kinës, "duke korrur një fitore të dyfishtë të sporteve, që janë performanca sportive dhe qytetërimi shpirtëror."
Një performancë e tillë, e cila pasqyron më së miri frymën sportive kineze dhe shpirtin olimpik, është kthyer në një kartëvizitë të bukur të Kinës bashkëkohore, duke tërhequr "tifozë" të panumërt në mbarë botën.
foto nga VCG
Për më tepër, Skuadra e Kinës bëri histori në shumë ngjarje: fitimi për herë të parë i kampionatit të tenisit për femra, fitimi i stafetës 4×100 metra të përzier për meshkuj, duke thyer mitin e fitoreve 40 vjeçare të Shteteve të Bashkuara… Frymëzuar nga motoja olimpike 'më të shpejtë, më të lartë, më të fortë - më të bashkuar' delegacioni sportiv kinez këmbënguli të fitonte "medalje ari morale, medalje ari stili, medalje ari pastërtie", duke injektuar vitalitet të ri në lëvizjen olimpike.
Presidenti i Francës Emmanuel Macron, tha së fundmi në një intervistë ekskluzive për Grupin Mediatik të Kinës, se arritjet në disiplina të shumta si pingpongu apo noti dëshmojnë që Kina ka aftësinë për të kultivuar atletë të shquar dhe për të frymëzuar njerëzit.
E pabesueshme, e mrekullueshme, e mahnitshme... Këto janë fjalët e përdoruesve në platformat e huaja sociale, për të vlerësuar performancën e sportistëve kinezë.
Atletët e lindur pas viteve 2000 janë rritur në shtyllën kurrizore të sporteve konkurruese kineze. Ashtu si paraardhësit e tyre, ata e vendosin nderin e vendit në pozitën më të lartë në zemrat e tyre, janë plot personalitet dhe energji. Falë tyre, bota e jashtme mund të shohë besimin, çiltërsinë, pozitivitetin dhe optimizmin e rinisë kinezë në epokën e re.
foto nga VCG
Gazeta britanike “Financial Times” publikoi së fundmi një artikull ku thuhej se“suksesi i sportit të një vendi shpesh përfaqëson avantazhe më të gjera”. Nga vjen forca kryesore konkurruese e sportistëve kineze? Analistët janë në kërkim të shkaqeve, duke analizuar shumë aspekte, përfshirë rritjen e vazhdueshme të forcës gjithëpërfshirëse kombëtare të Kinës, përmirësimin e niveleve të trajnimit të garave sportive në përputhje me standardet ndërkombëtare, shfaqjen e vazhdueshme të talenteve sportive në fusha të ndryshme, si edhe dy olimpiadat e suksesshme të mbajtura në Kinë, të cilat kanë stimuluar shumë entuziazmin e kinezëve për sportin dhe fitnesin.
Lojërat Olimpike, si skena botërore e nivelit më të lartë të garave sportive, nuk e konsiderojnë konkurrencën si temë të vetme, por janë edhe një simbol i unitetit dhe miqësisë, kristalizimit të mësimit të ndërsjellë midis qytetërimeve, duke mbartur kërkimin e bukur të njerëzimit për paqen, unitetin dhe përparimin.
foto nga VCG
Kur lojtarja kineze e badmintonit He Bingjiao u ngjit në podium për të marrë çmimin me distinktivin e Komitetit Olimpik Spanjoll dhe i uroi për një shërim të shpejtë kundërshtares së saj, atletes spanjolle Karolina Marin, e cila ishte tërhequr për shkak të një lëndimi, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar komentoi se "ky është kuptimi i vlerave olimpike".
foto nga VCG
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të pingpongut të përzier, lojtarët nga Kina, Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut bënë një fotografi në grup së bashku, e cila u vlerësua nga shumë përdorues të internetit. Kjo dëshmoi edhe një herë se si sporti mund të arrijë përtej kufijve kombëtarë, dallimeve racore dhe kulturore, për të kapërcyer konfliktet dhe mosmarrëveshjet e jetës reale dhe për të promovuar shkëmbimet e qytetëruara dhe lidhjet shpirtërore. Kjo është veçanërisht e vlefshme në kontekstin aktual të tensioneve të rritura gjeopolitike globale.
Për botën, Lojërat Olimpike janë një dritare drejt zhvillimit dhe ndryshimeve të Kinës. Nga delegacioni kinez që fitoi medaljen e parë të artë olimpike në vitin 1984, deri tek delegacioni kinez që lidh vendin e parë në listën e medaljeve të arta olimpike në vitin 2024, Olimpiadat kanë dëshmuar përparimin e sporteve konkurruese të Kinës, përmirësimin e vazhdueshëm të forcës gjithëpërfshirëse kombëtare të vendit dhe kontributet e Kinës në Lojërat Olimpike.
foto nga VCG
Në arenën e ardhshme sportive, Kina do të përpiqet të korrë më shumë fitore në gara dhe qytetërim shpirtëror, të çojë përpara frymën olimpike, të promovojë paqen dhe unitetin botëror, të kontribuojë akoma më shumë me mençurinë dhe fuqinë kineze në përparimin e qytetërimit njerëzor. (Fang Xiaoyu/Elona)