Ukraina e shtrin luftën brenda Rusisë
2024-08-12 12:43:51

Foto nga VCG

Ushtria ukrainase ka nisur ofensivën ndaj rivalit rus në rajonin e Kurskut, territor që i përket kundërshtarit në anën perëndimore, njofton RTSH.

Në daljen e tij të përnatshme televizive, presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, falënderoi "luftëtarët" e vendit dhe tha operacionin brenda Rusisë e kishte diskutuar edhe me kryekomandantin ukrainas.

"Ukraina po provon se mundet të kthejë drejtësinë dhe të sigurojë një trysni të nevojshme ndaj agresorit," u shpreh ai.

Pesë ditë më parë Ukraina nisi operacionin befasues në Rusi, me gati 1 mijë trupa dhe me mjete të armatosura e tanke. Lëvizja detyroi palët të evakuojnë në masë banorët në të dyja anët e kufirit. Sipas agjencisë ruse të lajmeve, Tass, rreth 76 mijë persona janë evakuar nga zona kufitare.

Raportohet se trupat ukrainase kanë kërcënuar me kapjen e një qyteze teksa luftojnë 10 km brenda territorit rus, avancimi më i thellë që kur Moska nisi pushtimin në shkurt 2022. Të premten, agjencia bërthamore e OKB-së i bëri thirrje Rusisë dhe Ukrainës të kenë kujdes maksimal, pasi po luftojnë gjithnjë e më afër centralit bërthamor i Kurskut dhe duhen marrë masat "për të evituar një aksident bërthamor, që do të kishte pasoja radiologjike serioze". (Fatosi)