Starmer anulon pushimet (Foto ATSH)
Kryeministri britanik, Keir Starmer ka anuluar planet e tij tëpushimeve me familjen, pasi qeveria vazhdon të fokusohet në reagimin e saj ndajtrazirave, njofton ATSH.
Starmer pritej të nisej për një pushim veror në Evropë në fundjavë mefamiljen, por, ai do të punojë nga zyra e tij në Downing Street ”Number” 10 nëLondër dhe në shtëpinë e kryeministrit ”Checkers” këtë fundjavë dhe javën eardhshme.
Të premten, Starmer përsëriti se policia duhet të qëndrojë në“gatishmëri të lartë” këtë fundjavë. Ai u tha medieve se një reagim ipërforcuar i policisë pas ditëve të trazirave dhe kalimit të shpejtë tëçështjeve nëpër gjykata kishte pasur një ndikim, por mesazhi i tij ishte tëqëndronte në “gadishmëri të lartë”.
Më shumë njerëz u paraqitën në gjykatë të shtunën lidhur me protestat efundit, ndërsa demonstruesit kundër racizmit u mblodhën në qytete dukepërfshirë Belfast dhe Edinburg. Mijëra protestues kundër racizmit u mblodhëngjithashtu jashtë selisë së partisë ”Reform UK” në Londër.(Fatosi)