Veliaj nga Parisi: Jam krenar për Tiranën kozmopolitane, shperblim për garuesit mundës!
2024-08-12 17:18:14

Veliaj dhe sportist毛t (Foto Gazeta shqiptare )

Veliaj dhe sportistët (Foto Gazeta shqiptare)

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka premtuar  shperblim për tre garuesit mundës në Olimpiadën Paris 2024, të cilët morën medaljet e para olimpike për Shqipërinë, shkruan ATSH.

Mundësit Chermen Valiev dhe Islam Dudaev që fituan medaljet e bronzitnë peshat e tyre dhe Zelimkhan Abakarov, që kanë vendosur të jenë rezidentë në Shqipëri, do të marrin një apartament shpërblim nga Bashkia e Tiranës, thaVeliaj. Veliaj tha se Shqipëria është një vend europian, që ka hapur dyert për sportistët e huaj, ashtu si shumë ekipe të tjera që marrin pjesë në Lojërat Olimpike.

“Duhet të mësohemi me një Shqipëri që talentet janë gati të vijnë në këtu" tha kreu i Bashkisë së Tiranës. (Fatosi)