foto nga VCG
Këtë vit Kina do të akordojë për njerëz të shquar të vendit disa Medalje Republike dhe tituj nderi kombëtar, nderimet më të larta shtetërore, në përkujtim të 75-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës, sipas një deklarate zyrtare të bërë me dije të hënën.
Kjo masë synon të nderojë kontributet e tyre të jashtëzakonshme në ndërtimin dhe zhvillimin e Kinës së Re, thuhet në deklaratë.
Është publikuar gjithashtu një listë e propozuar rekomandimesh, me katër të nominuar për Medaljet e Republikës dhe dhjetë tituj nderi kombëtar.
Të nominuarit për Medaljet e Republikës janë; Wang Yongzhi, eksperti i ndjerë i raketave dhe pionier i programit hapësinor të drejtuar nga Kina; Wang Zhenyi, shkencëtar i njohur mjekësor; Li Zhensheng, ekspert i mbarështimit të grurit dhe strategjisë bujqësore, si dhe heroin veteran të luftës Huang Zongde.
Lista e propozuar për titujt e nderit kombëtar përfshin, ndër të tjerë, ekspertin e ndjerë të radarëve Wang Xiaomo, juristin e shquar Zhang Jinfan dhe shkencëtarin dhe gjeofizikun e shquar strategjik të ndjerë Huang Danian.
Publiku i gjerë është i ftuar të ndajë pikëpamjet e tij deri më 16 gusht, sipas deklaratës. (Fang Xiaoyu/Elona)