< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Rivlerësimi i banesave me 5% të vlerës, pozitiv për ekspertët
2024-08-12 11:07:18

Pamje nga Durrësi(Foto Tourism in Albania)

Pamje nga Durrësi(Foto Tourism in Albania)

Ekspertët e Real Estate vlerësojnë lajmine shpërndarë nga qeveria për rivlerësimin e pronave me 5%. Në një intervistëpër Radio Ejani, Eksperti imobiliar Florian Tahiri thotë se ky hap është i vonuar,nisur nga kërkesat që ka tregu.

“Patjetër që është diçka pozitive, por për tregun tonë është e vonuar sepse sikurse dihet me 15 maj deputetja dhe përfaqësuesja e grupit të Partisë Socialiste Gjylameti i ka bërë një kërkesë parlamentit dhe brenda 15 qershoritne prisnim që të ishte miratuar. Sidoqoftë nuk është ndarë edhe psekryeministri tha 5% nuk është ndarë përfundimisht sepse në komision është diskutuar rreth 3% nga 2 deri në 4 dhe ne shpresojmë të mbyllet me 3% dhe jo me5%. Nuk është përfundimtare asgjë ashtu sikurse nuk është përfundimtar afati,pavarësisht se kryeministri tha 1 vit, pritet deri në fund të 2025, pra mund tëshkojë gati 1 vit e 4 muaj apo 1 vit e gjysmë. Kjo do të sjellë pa diskutim njëqarkullim të parasë dhe lëvizje të tregut, sepse në këto momente që flasim pohasim një ngërç. Të gjithë qytetarët që kishin ndër mënd të shisnin shtëpitë,ku dihet që në këto momente tatimi është 15%, janë stepur dhe po presin që tëbëhet rivlerësimi dhe t’i shesin shtëpitë. Pra shohim një ngurtësim dhe njëtkurrje të tregut dhe qarkullimit të parasë në tërësi dhe presim që në momentinqë të miratohet rivlerësimi pavarësisht 3,4 apo 5% presim një fluks qarkullimi,pra shitje apartamentesh, trojesh etj. Kjo do të ketë një ndikim të mirë përekonominë shqiptare, pasi personat që shesin do kenë mundësi të kenë para për të investuar diku tjetër dhe për të blerë diçka tjetër. Tashmë njerëzit që mbajnë paratë në bankë janë të paktë, pjesa më e madhe për shkak të inflacionit të lartë duan t’i investojnë paratë dhe ku më sigurt se sa në pasuri të paluajtshme”- tha Florian Tahiri.

Teksa mbulon më së shumti me shërbime Zonën e Durrësit, eksperti Tahiri thotë se kërkesa për pasuri të paluajtshme është pozitive dhe kërkesat janë nga shtetas të ndryshëm.

Florian Tahiri(Foto Durresi lajm)

Florian Tahiri(Foto Durresi lajm)

“Nëse flasim sesi është tregu i pasurive të paluajtshme është pozitiv, ka kërkesa për blerje. Shqipëria sidomos Durrësi ka akoma një treg shumëtërheqës, kemi çmime të përballueshme, sidomos për shtetasit e huaj, por edhepër shtetasit shqiptarë. Nëse në Shqipëri ka mundësi që të blihet akoma një apartament afër detit me 50 apo 60 mijë euro, në vende të tjera nuk blen dot as edhe një garazh. Nëse mund të përmend shtetasit e huaj, momentalisht në zonën e Durrësit unë shoh shtetas që po blejnë nga Italia,  Rusia, Ukraina, Çekia dhe Polonia, që janë kombësitë kryesore që blejnë në qytetin e Durrësit. “

Çmimet kanë ardhur në rritje.

“Kërkesa ka, por për fat të keq ka shumë kërkesa të larta për zonën e qytetit të Durrësit si qendra dhe zona e Vollgës që janë dhe zonat më tëpreferuara dhe gjithashtu dhe vija bregdetare vija e parë apo vija e dytë e detit, por nuk ka ndërtime, dhe kjo automatikisht ka sjellë një rritje të çmimeve. Ndërkohë që vendi ku po ndërtohet shumë këto momente dhe flasim përndërtime cilësore, të viteve të fundit është zona e Golemit, zona e Malit të Robit dhe Qerretit të Kavajës. Aty momentalisht flasim për pallate të reja, rezidenca të reja, gjë që ka sjellë dhe rritje të çmimeve, pasi dihet nëse ndërtohet një pallat mbaron në 2024 apo 2025, çmimi i punëtorisë, i inflacionit,i lëndës së pare, të gjitha këto kanë sjellë dhe çmimin në tërësi të rritur.  Flasim për mbi 1 mijë euro metri katror dhevarion pastaj deri në 1500 euro metri katror pak a shumë. Nëse flasim për vitet2023 apo 2024 çmimet nuk kanë pësuar ndonjë rritje të madhe por është më shumënjë rritje për t iu përshtatur inflacionit dhe rritjes së euros, sepse në tregun imobiliar shitblerja bëhet në euro, euro ka rënë kundrejt lekut dhe çmimet janë rritur për t’ iu përshtatur këtij kursi të këmbimit.”-tha Tahiri.

Vollga Durrës (Foto Real Estate)

Vollga Durrës (Foto Real Estate)

Zona e Vollgës në Durrës vijon të jetë elakmuar nga blerësit.

“Zonat më të preferuara për sa i përket qytetit të Durrësit janë zona eVollgës, zona e qendrës së qytetit dhe zona e vijës bregdetare, nga Ura e Dajlanitderi në Qerret të Kavajës. Durrësi është një qytet shumë tërheqës në tërësi sepse përveç detit edhe diellit që na i ka dhënë Zoti, në këto momente pritetqë të bëhen disa investime shumë të rëndësishme. Bëhet fjalë për  trenin e shpejtësisë së lartë që do lidhë Durrësin me Rinasin dhe Tiranën, gjë që do t’i japë një hov tjetër ekonomisë së dy qyteteve, por gjithashtu pritet shumë shpejt që të fillojë dhe rehabilitimii qendrës së qytetit, nga Torra Veneciane deri tek zona e Bashkisë. Për sa ipërket Amfiteatrit shpresojmë që sa më shpjet të vijë momenti që të zbulohetdhe të dalë në dritë. Gjithashtu edhe Durrës Marina, projekti i Dubai që ithemi ne në bashkëpunim me kompaninë ka filluar dhe po ecën me ritme shumë tëshpejta dhe kjo në momentin që do realizohet do t’i japë një imazh tjetërqytetit tonë.”- shprehet Tahiri.

Pritshmëri pozitive ka edhe për projektetqë parashikohen.

Bregdeti i Durrësit (Foto Bota Sot)

Bregdeti i Durrësit (Foto Bota Sot)

“Porti industrial që po bëhet në krahun tjetër të qytetit dhe lagjja e re e stadiumit apo dhe kompleksi polifunksional, janë disa projekte që nëqytetin e Durrësit ka akoma marzhe për rritje të çmimeve.  Durrësi ështëqyteti i dytë më i madh, ka portin, ka një pozitë strategjike dhe është shumë tërheqës për të gjithë investitorët, jo vetëm qytetarë të huaj por edhe qytetarë shqiptarë sidomos emigrantët që zgjedhin për të pasur një shtëpi tëdytë gjatë kohës që kthehen për të qëndruar në atdhe. Jemi pozitiv për të ardhmen, pa diskutim që gjerat ecin, rivlerësimi është diçka pozitive përtregun, për Durrësin dhe për gjithë Shqipërinë, dhe infrastruktura dhe të gjitha lëvizjet që bën qeveria për sa i përket përmirësimit të infrastrukturës,automatikisht sjell edhe një impakt pozitiv në tregun imobiliar.” 

Rivleresimi do të hyjë në fuqi në fund tëmuajit shtator dhe do të jetë i vlefshëm për një vit, pra deri më 30 shtator 2025. Tatimi që do të paguhet, parashikohet në 5% nga 15% që është aktualisht. Mund të rivlerësohen të gjitha pronat, përfshi ato në proces legalizimi dhe ajo që synohet, është formalizimi i tregut të pasurive të patundshme.

 

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree