Kryeministri Rama ndan përshtypjet e të rinjve italianë (Foto ATSH)
Numri i turistëve të huaj që vizitojnë Shqipërinë po vijon të shënojë shifra në rritje, ndërsa një kategori e veçantë janë edhe nomadët dixhitalë tëcilët zgjedhin të qëndrojnë për një kohë më të gjatë në Shqipëri, shkruan ATSH.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale përshtypjet e dy të rinjve italianë, të cilët prej 10 muajsh po qëndrojnë në Shqipëri.
Duke folur për jetesën në Shqipëri ata vlerësojnë veçanërisht sigurinë,ushqimin e mirë si dhe vendet e bukura për t’u vizituar.
"Nuk më pëlqejnë ata persona që janë transferuar shumë vite mëparë nga Shqipëria në Itali, e flasin për gjëra që kanë jetuar 20 vite mëpërpara. Tani situata është krejtësisht ndryshe ..." shprehen ata përdnryshimet në Shqipëri.