Foto nga CMG
Avioni i madh i transportit pa pilot me dy motorë i Kinës bëri fluturimin e vet të parë nga Aeroporti i Përgjithshëm "Fengming" i Zigong-ut në provincën Sichuan të Kinës Jugperëndimore të dielën.
Fluturimi provë zgjati rreth 20 minuta e të gjitha sistemet funksionuan normalisht, bëri të ditur kompania prodhuese.
Avioni është zhvilluar në mënyrë të pavarur nga Kompania e Inovacionit Tekniko-Shkencor "Tengden" e Sichuan-it, një ndërmarrje udhëheqëse vendore në studimin, prodhimin dhe aplikimin e mjeteve ajrore inteligjente, dhe është projektuar për të përmbushur kërkesën e tregut.
Ai ka një gjatësi krahësh prej 16.1 metrash dhe një lartësi 4.6 metra, me një hapësirë për mallrat 12 metra kubë dhe një kapacitet të ngarkesës komerciale 2 tonë.
Aeroplani ka tiparet e ngarkim-shkarkimit të shpejtë, besueshmëri e nivel sigurie të lartë dhe një shkallë të lartë inteligjence. Ai pritet të japë mbështetje në zgjerimin e skenarëve të transportit ajror të mallrave dhe për të krijuar një lloj të ri logjistike të zgjuar në të ashtuquajturën "ekonomi e lartësisë së ulët" në Kinë.