Presidenti Macron uron atletët kinezë për Olimpiadën e Parisit
2024-08-12 20:02:33
foto nga CCTV
Presidenti i Francës Emmanuel Macron përshëndeti përzemërsisht të dielën atletët kinezë, për arritjet e tyre të jashtëzakonshme në Lojërat Olimpike të Parisit 2024, gjatë një interviste ekskluzive për Grupin Mediatik të Kinës (CMG).
Gjatë intervistës në CMG, Macroni foli për arritjet e atletëve kinezë dhe francezë si dhe ndau pikëpamjet e tij mbi kuptimin e Lojërave Olimpike.
foto nga VCG
Ai vuri në dukje se Kina ka investuar shumë në sporte gjatë këtyre viteve, duke u bërë një nga dy fuqitë më të mira sportive në botë.
foto nga VCG
Arritjet e Kinës në një gamë të gjerë sportesh, dëshmojnë se ajo ka aftësinë të prodhojë atletë të mëdhenj, si edhe të frymëzojë njerëzit, shtoi Presidenti Macron. (Fang Xiaoyu/Elona)
Lajmet Kryesore