foto: VCG
Industria e dhënies me qira të banesave në Kinë, që pritet të ketë kërkesë të fuqishme dhe ofertë të qëndrueshme, është një drejtim vendimtar për modelin e ri të zhvillimit të tregut të pasurive të paluajtshme të vendit në të ardhmen, tha të shtunën Banka Popullore e Kinës.
Nga ana e kërkesës, institucionet e tregut projektojnë që popullsia në Kinë me nevoja për qira do të kalojë 200 milionë dhe potenciali i tregut është relativisht i madh, tha banka, duke shtuar se kërkesa po rritet midis grupeve kryesore, duke përfshirë të sapodiplomuarit që hyjnë në fuqinë punëtore, bën të ditur “Xinhua”.
Banka qendrore ka rritur mbështetjen financiare për banesat e subvencionuara nga qeveria duke krijuar një strukturë rihuadhënieje për projekte të tilla.
Deri në fund të qershorit, institucionet financiare të Kinës lëshuan 24.7 miliardë juanë (rreth 3.46 miliardë dollarë amerikanë) në kredi për banesa me qira.
Në hapin tjetër, Kina do të përmirësojë sistemin e mbështetjes financiare për qiratë e banesave dhe do të drejtojë më shumë investime të kapitalit social në këtë sektor, tha banka qendrore. (Elona)