Libra dhe piktura kineze në ekspozitat e Zelandës së Re
2024-08-11 17:37:24

Foto: Xinhua

Foto: Xinhua

Dashamirët e librit dhe pikturës në Zelandën e Re u njohën me mbi 2000 libra nga Kina në një ekspozitë të hapur së fundmi. Ekspozita e librit përfshiu gjithashtu 235 piktura të vizatuara nga fëmijë nga të dy vendet, shkruan “Xinhua”. Të dyja ekspozitat u organizuan nga “China International Book Trading Corporation” (CIBTC), Fondacioni i Kulturës dhe Arteve të Zelandës së Re dhe “Prime Media Group” i Zelandës së Re. Chen Shijie, konsulli i përgjithshëm kinez në Auckland, vuri në dukje se leximi është një nga mënyrat më të rëndësishme që kinezët të realizojnë dialog të barabartë, mësim të ndërsjellë dhe zhvillim të përbashkët me vendet e tjera, përfshirë Zelandën e Re. "Marrëdhëniet e Kinës me botën ndryshuan në mënyrë dramatike. Bota duhet ta kuptojë më mirë Kinën, dhe Kina gjithashtu duhet ta prezantojë veten më mirë në botë. Industria botuese e Kinës ka bërë arritje të jashtëzakonshme në globalizimin e saj”-, shtoi ai. (Elona)

Foto: Xinhua

Foto: Xinhua