Gjermani - Falimentimet e kompanive, në nivelin më të lartë në një dekadë
2024-08-11 16:59:11

foto: VCG

foto: VCG

Numri i kompanive gjermane të falimentuara u rrit në nivelin më të lartë në rreth 10 vjet, raportoi Instituti për Kërkime Ekonomike në Halle (IWH). Sipas të dhënave, numri i kompanive të falimentuara u rrit me një të tretën – në 1406 në korrik – dhe u prekën pothuajse 10 000 vende pune, citon “ATSH”.

Rritja e ndjeshme e shifrave të falimentimit preku të gjithë sektorët, por veçanërisht sektorin e prodhimit, ku 145 kompani paraqitën njoftimin për falimentim në korrik.

Gjithashtu, instituti raportoi 100 kompani të tjera të falimentuara në qershor.

Instituti analizon të dhënat e fundit mbi falimentimet nga gjykatat gjermane të gjendjes civile dhe i lidh ato me shifrat e bilancit të kompanive të prekura. (Elona)