Italia dyfishon taksën për të huajt e pasur
2024-08-11 16:56:49

foto: VCG

foto: VCG

Italia ka dyfishuar taksën e sheshtë mbi të ardhurat e huaja të banorëve të rinj në vend, në një goditje për emigrantët e pasur. Kabineti i kryeministres Giorgia Meloni miratoi një rritje të taksës vjetore mbi të ardhurat jashtë shtetit për banorët e rinj në Itali në 200,000 euro.

Taksa aktuale 100,000 € ka qenë e diskutueshme mes italianëve, veçanërisht në kryeqytetin e biznesit, Milano, ku fluksi i fundit i super të pasurve është fajësuar për një rritje të mprehtë të çmimeve të pasurive të paluajtshme dhe rritje të tjera në kostot e jetesës, përcjell “RTSH”.

Ministri i Financave Giancarlo Giorgetti, tha në një konferencë shtypi se niveli i ri i taksës do të vazhdonte të tërhiqte të huajt e pasur.

Ai më vonë sqaroi se taksa më e lartë do të zbatohej vetëm për njerëzit, që do të marrin rezidencën tatimore në Itali tani e tutje dhe jo ata që ishin zhvendosur atje.

Roma gjithashtu do që të shmangë një garë me kombet e tjera, në përpjekjen për të joshur individë dhe kompani të huaja përmes lehtësimit tatimor.

Meloni mbrojti vendimin në mediat sociale, duke thënë se qeveria e konsideroi të drejtë të dyfishonte shumën e taksës për të huajt e pasur.

Italia është shfaqur si një destinacion popullor për super të pasurit në botë, falë stimujve bujarë tatimorë të nisur në vitin 2016, në një përpjekje për të rikthyer ikjen afatgjatë të trurit të vendit. (Elona)