16 mijë vizitorë në Muzeun e Forcave të Armatosura
2024-08-11 17:33:16
Muzeu (Foto ATSH)
Muzeu i Forcave të Armatosura ka mikpritur 16 mijë vizitorë prej çeljes së dyerve dhjetorin e kaluar. I vendosur vetëm pak kilometra larg qendrës së Tiranës, në një hapësirë të dedikuar për ruajtjen dhe promovimin e koleksioneve dhe historisë së ushtrisë shqiptare, Muzeu i Forcave të Armatosura është tashmë një destinacion turistik për vizitorët vendas e të huaj, shkruan “ATSH”.
Ai konsiderohet po ashtu dhe një pikë referimi për të gjithë koleksionistët e apasionuar pas armatimeve, mjeteve dhe pajisjeve ushtarake.
Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se në fokus tashmë është shtimi i mëtejshëm i koleksioneve dhe organizimi i aktiviteteve të dedikuara për çdo moshë.(Elona)
Lajmet Kryesore