Xi Jinping i dërgon një mesazh ngushëllimi homologut Brazilian pas rrëzimit të avionit
2024-08-11 20:57:07

Foto: VCG

Foto: VCG

Presidenti i Kinës, Xi Jinping i dërgoi të dielën një mesazh ngushëllimi Presidentit të Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, pas aksidentit tragjik të rrëzimit të një avioni të pasagjerëve në Brazil.

Në mesazhin e tij, Xi u shpreh i tronditur kur mësoi për aksidentin e avionit, i cili shkaktoi humbje të mëdha jetësh. Në emër të qeverisë kineze dhe popullit kinez, Xi shprehu keqardhjen e thellë për viktimat që humbën jetën, si edhe ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e tyre. (Li Huailiang/Artan)