Hasani: Shqipëria mirëpret thirrjen për rinisjen e negociatave për armëpushim në Rripin e Gazës
2024-08-11 16:50:53

Ministri Igli Hasani (Foto ATSH)

Ministri Igli Hasani (Foto ATSH)

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, deklaroi se Shqipëria mirëpret deklaratën e përbashkët të liderëve të SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit për të arritur një marrëveshje që do t’i japë fund vuajtjeve të popullit të Gazës, shkruan “ATSH”.

“Shqipëria vlerëson përpjekjet e fuqishme diplomatike të tre vendeve, për të arritur një marrëveshje të shumëpritur që do t’i japë fund vuajtjeve të popullit të Gazës, si dhe të pengjeve dhe familjeve të tyre”,- shkroi kryediplomati Hasani në një postim në rrjetet sociale.

Sipas tij, Shqipëria mbështet nevojën urgjente për të rifilluar diskutimet më 15 gusht, për të mbyllur boshllëqet e mbetura dhe për të filluar zbatimin e marrëveshjes pa vonesa të mëtejshme. (Elona)