SHBA akordon 3.5 miliardë ndihma për Izraelin
2024-08-11 17:42:26

foto: VCG

foto: VCG

Shtetet e Bashkuara kanë akorduar 3.5 miliardë dollarë për Izraelin për t’i shpenzuar në armë dhe pajisje ushtarake amerikane, citon “RTSH” mediat amerikane.

Financimi i Izraelit në thelb është fond që shteti hebre mund të përdorë për të blerë sisteme të avancuara të armëve dhe pajisje të tjera nga Shtetet e Bashkuara, bën të ditur “RTSH”. Fondet vijnë nga paketa prej 14.1 miliardë dollarësh e miratuar nga Kongresi në muajin prill. (Elona)