Më 14 korrik 2024, u hap KonferencaNdërkombëtare për Shkencat Bazë në Universitetin Tsinghua në Pekin, duketërhequr mbi 800 studiues brenda dhe jashtë vendit. Një nga të ftuarit ishtefituesi i Çmimit Nobel për Ekonominë, Kryetari i Shoqatës Botërore tëEkonometrisë dhe Profesor nderi në Universitetin Tsinghua, Eric Maskin.
Në një interviste për Grupin Mediatik të Kinës,Maskin theksoi se hapja e Kinës dhe integrimi i saj në ekonominë globale dhekomunitetin shkencor ndërkombëtar, ka ndikuar fuqishëm në transformimin evendit, nga një shtet i varfër katër dekada më parë në një ekonomi me zhvillim tëshpejt dhe prosperitet.
Në këto 40 vite, Kina ka bërë përparime tëmahnitshme. Suksesi i Kinës ka disa faktorë kryesorë. Së pari, Kina zbatonekonominë e tregut, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvilliminekonomik të vendit. Përveç kësaj, hapja e Kinës dhe shfrytëzimi i tregjevendërkombëtare ka qenë një hap i rëndësishëm. Gjithashtu, Maskin vlerësoi se strukturaorganizative të qeverisë kineze ka qenë veçanërisht e suksesshme.
Duke folur mbi hetimet që po zhvillohen ngaShBA-ja dhe disa vende të BE-së ndaj automjeteve elektrike të prodhuara nëKinë, Maskin u shpreh: "Unë gjithmonë mbështes fuqimisht tregtinë ndërkufitaredhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Nga këndvështrimi i tregtisë ndërkombëtare dhebashkëpunimit, mendoj se vendosja e barrierave tregtare do të kishte pasoja tëkundërta. Prandaj, nuk jam dakord me përdorimin e këtyre masave ndërhyrëse.Shpresoj që këto tarifa do të anullohen në fund, në mënyrë që të rikthehemi nëtregtinë e lirë." (Li Huailiang/Elona)