Përsa i përket sezonit të verës në lidhje me trendet dhe të rejat që vijnë hera herës në bazë të sezonit, besoj që ndryshe nga sezonet e kaluara të verës këtë vit kemi minimalizëm dhe kemi disa detaje më shik dhe më femërore. Jemi pak më tek klasikja. Kemi një risjellje të fjongove, të luleve. Vazhdojnë akoma lulet edhe nga sezoni i dimrit të risjella në pëlhura më të lehta dhe më verore dhe sigurisht që minimalizmi, të paktën edhe në këndvështrimin tim, por duke u bazuar edhe tek fation week e sfilatat ndërkombëtare, minimalizmi dhe e pastër vizualisht dhe estetikisht është shumë in dhe është shumë e prekshme dhe besoj që është përqafuar nga pjesa më e madhe e stilistëve.
Kur dikush vjen në studion time që ndoshta nuk ka guxim dhe qëndron gjithmonë brenda kornizës në lidhje me stilin e veshjen e tij, unë gjithmonë sygjeroj që veshja duhet të të rrijë dhe të përshtatet me format e trupit. Është shumë e rëndësishme nëse ne nuk gabojmë në përshtatjen e siluetës së veshjes me strukturën e trupit, pra qoftë mashkull apo femër. Sigurisht që duke studiuar dhe strukturën e personit dhe fizikun, unë gjithmonë sygjeroj gjëra që i shkojnë siluetës. Ne duhet të jemi edhe psikologë ndonjëherë dhe sigurisht duhet të kuptojmë se çfarë pëlqen personi. Unë besoj që njeriu duhet të jetë komod, sepse në momentin që është komod dhe praktik me veshjen që mban, gjithmonë di ta mbajë atë dhe ka një potencë tjetër. Tregon personalitet dhe karakter. Kështu që ndonjëherë nuk duhet vetëm për faktin që duhet të guxojmë, vetëm për diçka që është trend, dhe ne duhet patjetër ta veshim dhe padashje kalojmë në vulgaritet ose kalojmë në qesharak. Është vija shumë e hollë që e ndan modën, trendin me vulgaritetin dhe me qesharaken.
Arti për mua është mënyra se si e perceptojmë të bukurën dhe aftësia që ne kemi për ta shprehur atë në mënyra të ndryshme. Është ajo që bëjmë diferencën nga një mendje e bukur tek një mendje tjetër, ndoshta akoma edhe më e bukur.
Besoj që ka nisur që në moshë të vogël pasioni im për t’u bërë stiliste, sepse tek garderoba e mamit, kur isha rreth moshës dhjetë vjeçare, shkoja gjithmonë dhe merrja fustanet e saj të shtrenjta që mund t’ia kishte blerë babi dhuratë dhe gjithmonë përfundonin të prera copa copa. Dëshira e brendshme e imja gjithmonë më pëlqente të vishesha mirë dhe ndryshe nga të tjerët, por në mënyrë të kuruar.
Universitetin e parë e bëra për diçka tjetër dhe vonë e gjeta si dëshirë të brendshme dhe një rikthim timin tek ajo që kam dashur gjithmonë, të bëhem stiliste. Shkolla në Gjermani lindi si një dëshirë për të bërë diçka më profesionale, duke qenë se e kisha bërë një shkollë këtu dhe nuk isha aty ku do të doja të jem. Unë si natyrë jam shumë kërkuese dhe besoj që jam njeri që punoj fort dhe që të kisha linjën time, si e doja unë, në një mënyrë shumë cilësore dhe profesionale lindi dëshira për të bërë shkollën në Gjermani.
Ka qenë e vështirë sepse shtet i huaj, gjuhë tjetër. Unë kam familjarë të mi në Gjermani dhe mbase ata e kanë bërë më të ngrohtë largimin, por kuptova që më duheshin dhe ndonjëherë gjërat e vështira, sakrificat dhe hapat që duhet të ndërmerrja janë produktive dhe të ndihmojnë që të arrish tek qëllimi. Për të mos u larguar nga qëllimi duhet të kalosh edhe disa gjëra që mbase nuk janë shumë të thjeshta.
Ditën që kam mbaruar shkollën, të nesërmen kam hapur një faqe në Instagram dhe mbaj mend që aq shumë emocion kisha dhe aq shumë dëshirë të madhe për të bërë atë që unë mendoja që e kisha mësuar më së miri, qepja gjithë natën. Prisja, skicoja i bëja të gjitha hapat vetë. Sigurisht që nuk ishin në mënyrën e duhur sepse mbase nuk kisha eksperiencë, nuk i bëja gjërat në mënyrë perfekte që tek prerja apo qepja, por dëshira ishte e madhe kështu që besoj se fillimisht kjo mjaftonte. Kishte një energji pozitive në Instagram, kishte feedback goxha të mirë dhe kur erdhi pastaj fluksi i punës unë kuptova që nuk e menaxhoja dot sepse pikërisht nuk isha profesionale sa duhet dhe më pas vendosa që duhet të bëhesha profesioniste dhe duhet ta çoja në një nivel tjetër të gjithë punën time.
Unë dhe fjala frymëzim jemi dy gjëra po themi, një njeri dhe një koncept që ecin përdore me njëra tjetrën. Unë mund të frymëzohem edhe nga një gjethe që bie nga pema, mund të frymëzohem nga natyra, mund të frymëzohem nga një njeri që e shoh në rrugë dhe nuk e njoh por më jep një energji të fortë. Pra energjia në përgjithësi që unë ndjej nga natyra, nga njerëzit, nga çdo gjë që më rrethon më jep frymëzim. Frymëzimi tek unë shpesh herë vjen natën, mundësisht kur shoh ndonjë ëndërr të bukur ose kur thjesht zgjohem dhe kam motivimin e duhur për të bërë disa gjëra por mua pak a shumë më frymëzon jeta, më frymëzon çdo gjë që ka lidhje me artin dhe të bukurën.
Në fakt është shumë e vështirë të jesh stilist në Shqipëri. Koncepti stilist si emër dhe si term është i dëgjuar dhe i përhapur, por si koncept fjala stilist dhe profesioni stilist nuk është shumë i mirëpritur, duke qenë se kemi të bëjmë me konkurencë të pandershme, kemi të bëjmë me një treg ku secili vetëm se ka pak të ardhura mund të bëjë shumë gjëra në lidhje me një profesion siç është stilisti.
Ne kemi shumë stilistë që janë të nënvlerësuar, por që në fakt bëjnë art dhe kemi shumë fast fation, kemi shumë produkte që thjesht kanë konsum e shiten në sasi. Është e vështirë sepse fillimisht për të qenë stilist duhet të përcjellësh një kulturë. Duhet të inponosh kulturën dhe artin tënd në mënyrën më të mirë të mundshme dhe është shumë e vështirë që të qasesh dhe të ta kuptojnë artin që ti bën.
Më pëlqen që copëzat që krijoj të jenë të tilla që të kenë disa detaje të lezetshme dhe shumë minimaliste, që kanë pak enxhi brenda. Pra unë nuk po shpik rrotën, as unë as stilistët në të gjithë botën se rrota është shpikur, por të paktën secila nga veshjet e mia duhet të kenë identitet. Besoj se pastërtia, minimalizmi dhe estetika që kanë veshjet që unë përcjell, qoftë veshjet reddit wear ku unë jam më shumë e fokusuar për të risjellë koleksione dhe për të krijuar. Dëshira ime dhe koncepti im është që kur dikush ka veshur një copëz nga brendi im që quhet Tesha të gjej pak Enxhi brenda dhe të thotë ok këtë e ka bërë Enxhi dhe është ku detaji i vogël dhe kjo besoj është ajo gjëja që unë dua fort ta inponoj dhe të ketë impakt.
Përsa i përket copave që unë përdor mundohem të përdor e të sjell copa jo vetëm cilësore por të jenë dhe praktike. Kam një copë të preferuar që sigurisht copat janë sezonale por po them lino në sezonin e verës. Duke qenë se linoja është më e pranueshme dhe praktike dhe shumë e bukur, por kjo nuk ka të bëjë vetëm me të bukurën pasi ndonjëherë copat me gurë janë shumë të bukura por nuk janë pjesë e Enxhit. Pra linoja është një gjë që është praktike, të mban freskët në verë, është pambuk, është cilësore, është e shëndetshme. Janë disa gjëra që janë pak më tej sesa thjesht e bukur dhe vizuakisht e bukur për tu parë.
Nëpërgjithësi unë jam njeri që guxoj shumë me ngjyrat. Sigurisht që i ndjek edhe trendet. Sigurisht që përqafoj edhe gjërat e fundit që dalin në modë dhe mundohem ti risjell por gjithmonë duke mos u larguar nga identiteti im dhe nga korniza e asaj që unë dua të përcjell.
Mendoj që ngjyra e preferuar imja është e bardha dhe që nuk del kurrë nga moda. Ngjyra e bardhë në fakt, edhe pse vitet e fundit është shumë trend e në modë, ngjyra e bardhë është pastërti, është pafundësi dhe shpreh e tregon shumë. Sigurisht që para disa vitesh kishim ngjyrat e forta por nuk duhet të bëjmë gabimin e shumë ngjyrave. Ajo që sygjeroj gjithmonë është që maksimumi tre ngjyra duhet të ketë një look total. Tre ngjyra është ajo idealja dhe kombinimi, dhe gërshetimi i ngjyrave dhe mënyra sesi ato vijnë bashkë duhet të jetë shumë në harmoni, për mos të bërë gabime dhe për të mos u dukur jashtë mode. Por mua më pëlqen shumë kohët e fundit ngjyra e bardhë, e zeze dhe ngjyrat neutrale. Më japin më shumë paqe dhe harmoni, ndoshta është e përkohshme, sepse ne të gjitha idetë, frymezimet dhe gjërat që duam të përcjellim jam e bindur që i kemi të përkohshme dhe ne ndryshojmë me kohën. Ndryshojmë me anën emocionale sesi ndihemi. Sigurisht ne vishemi ashtu siç ndihemi. Përshembull unë personalisht kur nuk ndihem mirë vesh disa gjëra të zeza sepse jam në zonën time të rehatisë, jam shumë herë më e kamufluar, vë një palë syze të mëdha të zeza dhe jam brenda gjendjes sime. Kur jam shumë herë më e lumtur, kur jam pozitive, entuziaste apo kam shumë energji për të pushtuar botën, apo siç them unë për të çarë malin, vesh ngjyra më të forta si përshemdull ngjyrë të kuqe, jeshile që më jep më shumë shpresë. Pra në finale edhe ngjyrat përshtaten me karakterin tonë dhe me atë se çfarë ne kemi brenda vetes, por gjithmonë duhet të kemi kujdes për ti kominuar që veshja të ketë harmoni.
Veshja që më ka marë më shumë kohë dhe veshja më sfiduesë që unë kam bërë ka qenë në fakt në një konkurs, ka qenë një veshjë avant-garde, një veshje që duhet të përcillja shumë art, dhe jo një veshje reddit wear që sigurisht është më shumë brenda bazikes dhe brenda kontureve. Veshjet skenike në përgjithësi janë veshje që kërkojnë shumë energji, shumë përkushtim dhe shumë mjeshtëri nëë prerje dhe në qepje. Kjo veshje që unë kam realizuar para disa vitesh është në fakt në stilin avant-garde dhe ka qenë një veshje që më ka marë plot një javë kohë, ditë e natë me orare të zgjatura për ta punuar. Duke qenë se ishte veshje hot couture, që duhej qepur e gjitha me dorë, materiali ishte shumë delikat dhe donte shumë delikatesë dhe përkushtim. Është veshje e veçantë dhe unë e ruaj në garderobën time dhe është si e veçantë dhe zë një vend të veçantë brenda meje sepse e di gjithë kontributin dhe energjinë që kam shpenzur për ta realizuar.
Në dhjetë vitet e ardhshme e shoh veten në tregun ndërkombëtar, ndoshta si biznesmene, ndoshta si artiste, mbase të dyja bashkë sigurisht por po luftoj dhe po punoj fortë që brenda dy a tre viteve të ardhshme të kem një shoë room në Europë, në Düsseldorf dhe sigurisht atje pastaj ka kanalizime të tjera, ka një qasje tjetër më pozitive rreth vajzave të reja që jaë talent dhe duan të përfshihen në një fushë të caktuar, kanë spponsorizime të tjera, ka tolerime të tjera që të jepet nga ana e shtetit, qoftë edhe njerëzit kanë një kulturë tjetër për të pëërqafuar më shumë punët që janë kreative dhe të realizuara me dorë.
Nëse do të kisha përballë Enxhin katërmbëdhjetë vjeç, ndërkohë emocionohem kur flas, kam qenë shumë ekstroverte dhe njeri shumë ekspresiv dhe do t’i thoja vetëm kaq: rri e qetë se çdo gjë do të shkojë mirë dhe ti do të shkosh aty ku dëshiron sepse energjia që ti ke nuk ka fund dhe kjo është gjëja më e bukur që ke dhe mos e ndrysho për asnjë gjë.