“Shoqëria jonë po përparon me ritme të shpejta. Njerëzit janë të përkushtuar ndaj punës. Ata zhvendosen në vende të ndryshme për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, por nuk duhet të harrojmë ndjenjat e sinqerta. Nuk duhet të lejojmë që distancat të na shkëpusin nga dashuria. Nuk duhet ta harrojmë dashurinë në përditshmërinë e ngarkuar dhe nuk duhet ta injorojmë atë gjatë përpjekjeve të përditshme.”
Presidenti i Kinës Xi Jinping shprehet se ka një familje të lumtur: “Unë dhe gruaja ime kemi karrierat tona por gjithmonë e ndërtojmë së bashku familjen.” Gruaja e tij, Peng Liyuan, thotë: “Familja ime është si çdo familje tjetër në vend, një familje e thjeshtë dhe e lumtur.”
Që nga martesa e tyre në vitin 1987, Xi Jinping dhe Peng Liyuan kanë kaluar më shumë se tridhjetë vjet së bashku. Në raftin e librave të zyrës së presidentit kinez qëndron një foto e bashkëshortes. Ajo e shoqëroi Xi-në gjatë vizitës me banorët e fshatit Liangjiahe pas shumë vitesh. Gjatë vizitave shtetërore ata zbresin nga aeroplani duke ecur dorë për dorë dhe gjatë vizitave e takimeve, ata tregojnë gjithmonë një harmoni të veçantë në çdo lëvizje. (Li Huailiang/Elona)