Çmimet e ushqimeve shënuan qëndrueshmëri në muajin korrik të këtij viti. Instituti i Statistikave (INSTAT) raportoi se për muajin korrik inflacioni zbriti në 2.1 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 4.2 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin korrik 2024, krahasuar me qershorin 2024, pësoi rënie me 0.2 %.
foto: VCG
Krahasuar me muajin qershor 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,68 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,43 pikë përqindje, bën të ditur “ATSH”.
Gjithashtu,me rritje ndikuan edhe çmimet e grupit “Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,26 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,15 pikë përqindje. Brenda grupit të ushqimeve, rritjen më të madhe e patën produktet e detit dhe ato të bulmetit. (Elona)