Rama: Aeroporti i Vlorës, gati për pasagjerë verën e 2025-s
2024-08-10 14:17:51

Aeroporti i Vlorës (Foto RTSH)

Aeroporti i Vlorës (Foto RTSH)

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës do të jetë gati në fund të vitit 2024 për t’u futur në testet e certifikimeve europiane.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar edhe një video me pamje nga ky aeroport, i cili sikurse thekson kreu i qeverisë, do të presë pasagjerët e parë në verën e 2025-s, citon “RTSH”.

Më 20 prill 2021 u nënshkrua kontrata me kompaninë fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Ky aeroport do të jetë i treti në vend dhe do të shërbejë edhe për fluturime transoqeanike. (Elona)