Jeta e natës për të rinjtë (Foto Visit Tirana)
Bregdeti i Jonit (Foto për CMG)
Kamping Jale (Foto nga instagrami)
Nëmuajin gusht pushimet verore në Shqipëri arrijnë kulmin e tyre. Plazhet anekëndvendit mbushen me pushues vendas, të cilëve u shtohen turistët e huaj, por dheemigrantët shqiptarë me familjet e tyre, që kthehen tradicionalisht nëvendlindje. Të rinjtë preferojnë të pushojnë me familjet, por dhe shoqërinë. Disaprej tyre tashmë i kanë përfunduar pushimet, ndërsa të tjerë po i shijojnë gjatëmuajit gusht. Ka edhe nga ata që për pamundësi financiare, nuk do të mund të bëjnëpushime këtë vit, ndërsa të tjerëve pushimet me shoqërinë ua mundëson familja.Ka të rinj që krahas studimeve punojnë part-time për të siguruar të ardhuratpër shpenzimet e tyre, ku përfshihen dhe pushimet brenda ose jashtë vendit. Në intervistë për Radio Ejani, kanë dhënëopinionet e tyre disa të rinj nga mosha 15 -20 vjeç, lidhur me preferencat qëkanë për pushimet verore.
CMG:Cilat janë pushimet e tua të preferuara me familjen apo me shoqërinë?
Drini:Më pëlqejnë pushimet si me familjen edhe me shoqërinë. Por nëse do thoja se kukënaqem më tepër, patjetër që me shoqërinë, për vetë faktin se dalim më shumë,ndërsa me familjen pushimet janë më të qeta.
CMG:Kur shkon me pushime me shoqërinë,financat i siguron vetë apo familja?Drini:Duke qenë se punoj gjatë sezonit të verës, të ardhurat i siguroj vetë kur shkojme pushime.
CMG:Vendi yt i preferuar për të pushuar, cili është? A do zgjidhje për pushimet meshoqërinë, detin apo malin?
Drini:Vendi im i preferuar është Vlora, ka më shumë gjallëri, ke çfarë të bësh, mundtë shkosh në darkë nëpër klube, etj. Më shumë më pëlqen deti se mali edhe pse tëdyja kanë bukurinë e vet.
-NëShqipëri ka edhe vende që janë më pak të kushtueshme për të kaluar pushimet everës. Një alternativë për të kaluar pushimet me shoqërinë, mund të jenë edhekampingjet e ndryshme nëpër Shqipëri, por më të shumta dhe më të frekuentuarajanë ato në jug të vendit. Për këtë na tregojnë eksperiencat e tyre disa tërinj.
CMG:Përshëndetje! Sa vjeç je?
Klajdi:Unë jam 15 vjeç.
CMG:I ke bërë pushimet për këtë vit?
Klajdi:Po në fakt i kam bërë pushimet si me familjen ashtu edhe me shoqërinë.
CMG:Ku i ke kaluar pushimet me familjen dhe me shoqërinë?
Klajdi:Me familjen kam qenë një javë me pushime në Turqi, ndërsa me shoqërinë kam qenënjë javë në një kamp veror, ku ishim mbi 100 të rinj, nga mosha 15 deri në 18vjeç.
CMG:Ishte hera e parë që shkoje në një kamp veror vetëm, pa prindërit?
Klajdi:Në fakt është hera e dytë, sepse kam qenë edhe një vit më parë në të njëjtinkamp në Pogradec.
CMG:Si kalove me shoqërinë?
Klajdi:Me shoqërinë kam kaluar shumë mirë, janë organizuar lojëra të ndryshme, jemi kënaqur.
CMG:Cilat mban mend t si pushimet më të bukura, ato me familjen, apo me shoqërinë?
Klajdi:Të dyja.
CMG:Cili është vendi ku do doje që t’i kaloje pushimet?
Klajdi:Kam dëshirë që të shkoj në Amerikë me shoqërinë.
Të rinj pushues në Sarandë (Foto RTSH)
-Pushimetmund të kalohen bukur edhe me pak para, në kampinget me çadra, sidomos ato në Jalit, ku përveçhoteleve luksoze dhe të shtrenjta, ka edhe alternative të tjera, ku pushojnëshumë të rinj, të cilët kanë mbetur mjaft të kënaqur. Aty kampinget me tenda kanë vite që organizohen, ku mund tëshpenzosh më pak dhe të kënaqesh më shumënë harmoni me pushuesit e tjerë. Për këtë na tregon më tepër për Radio Ejani,Ani.
CMG:A keni pushuar këtë vit?
Ani:Po, për këtë vit i kam mbyllur pushimet. Ashtu si vitin e kaluar edhe këtë vitkam qenë në jug të vendit. Ndryshe nga herët e tjera, këtë herë kam qenë nëkamping me çadra me një pjesë të shoqërisë time. Kampingu ishte në Jal dhe ne ubëmë një grup prej 10 personash. Ishte shumë bukur dhe mendoj se ishte njëzgjedhje e mirë, ku mund të shpenzosh edhe më pak sepse hotelet dheapartamentet ishin më të shtrenjta, prandaj kampingu ishte një zgjidhje idealepër ne.
CMG:Është më bukur të pushosh me familjen apo me shoqërinë?
Ani:Bukur në të dyja rastet, secila ka bukurinë e vet, por ne jemi të rinj dhe na pëlqentë dalim me shoqërinë, sepse dalim shëtitje vonë, frekuentojnë lokalet me muzikë,ndërsa me familjen nuk mund t’i bësh të gjitha këto. Shpresoj që së shpejti, tëshkoj sërish në atë plazh, pse jo edhe me familjen, sepse ishte vërtetë shumëbukur, ishte mrekulli.
-Kaedhe nga ata të rinj që krahas pushimeve me familjen, zgjedhin të pushojnë meshoqërinë. Për Radio Ejani, Ana na tregon se ka shkuar për herë të parë përpushime me shoqet jashtë vendit, në Greqi.
CMG:Përshëndetje! A ke pushuar këtë vit?
Ana:Unë pushimet këtë vit i bëra në fund të muajit korrik. Ishin shumë të bukuradhe të veçanta për mua, pasi ishte hera e parë që pushova me shoqërinë pasi çdo vit kishim traditë familjare tëshkonim në Vlorë, Sarandë, Himarë. Ndërsa këtë vit ishte ndryshe, se ishte herae parë që shkova me shoqet e mia. Zgjodhëm një paketë turistike treditore dheshkuam në Korfuz. Kjo më la shumë mbresa, ndoshta ngaqë ishte hera e parë meshoqërinë.
CMG:Është më bukur të pushosh me familjen apo me shoqërinë?
Ana:Më bukur do thoja me shoqërinë. Patjetër që kam kaluar mjaft bukur edhe mefamiljen, por këtë vit ishte hera e parë që shkoja jashtë vendit dhe mu dukshumë ndryshe.
CMG:Financat e pushimeve me shoqërinë i siguruan prindërit?
Ana:Financat patjetër që mi siguruan prindërit, pasi unë këtë vit konkuroj për nëuniversitet.
CMG:Cilat janë ato pushime që i ëndërron dhedo doje që t’i realizoje një ditë?
Ana:Pushimet që unë i kam ëndërr dhe që duat’i realizoj, janë pushimet në Bali. Kam shumë dëshirë që një ditë të kem mundësitë shkoj aty.
-Katë rinj që bëjnë pushime si me familjen ashtu edhe me shoqërinë, por ka edhe shumëtë rinj të cilët nuk kanë mundësi që të bëjnë pushime, madje ka shumë studentëqë gjatë sezonit të verës punojnë, për tësiguruar të ardhura për familjen e tyre, por edhe për të siguruar pagesën e studimeve. Një nga ata është Deani,i cili na flet për këtë në Radio Ejani.
CMG:Përshëndetje! Shoh që punon, i ke përfunduarstudimet?
Deani:Unë jam student në vitin e dytë ekonomik. Gjatë sezonit të verës punoj sikamerier që të kem të ardhura për veten, por të ndihmoj edhe familjen njëkohësisht.
CMG:Ku ke në plan që të shkosh këtë vit për pushimet verore?
Deani:Edhe për këtë vit nuk e kam në plan që të bëj pushime, sepse nuk i përballojdot çmimet e larta. Mundohem që të siguroj të ardhurat për shkollën dhe përfamiljen, ndoshta vitin tjetër shpresoj.
CMG:Cili është vendi që ke dëshirë të bëshpushimet verore?
Deani:Ëndrra kam shumë, por mua më pëlqen vendi im dhe këtu më pëlqen që t’i kalojpushimet.
-Tërinjtë pëlqejnë dhe zgjedhin që t’i kalojnë pushimet si me familjen ashtu edheme shoqërinë, por me këtë të fundit, preferojnë më tepër për faktin se, janë mëtë lirshëm për të dalë nëpër klubet e natës deri vonë, kanë dëshirë që të argëtohenmë tepër, pasi sipas tyre, pushimet mefamiljen janë më të qeta.
Shqipëriatë jep shumë mundësi për të pushuar gjatë sezonit të verës, si në mal, ashtuedhe në det. Çdokush që viziton Shqipërinë mahnitet nga vendet e bukura, mrekullinëe natyrës, por edhe plazhet e veçanta. Mundësitë janë të shumta për të pushuarsi në hotelet luksoze, apartamente, apo kampigje, këto të fundit preferohen më së shumti nga të rinjtë. Kjoështë një mënyrë mjaft e mirë nga ana ekonomike, ku të rinjtë mund të bëjnëpushimet e ëndrrave, por njëkohësisht me më pak buxhet, duke memorizuar kujtimet e bukura me shoqërinë e tyre.
Intervistoi:Sava Lena