Mendimet e të huajve: Kina po kërkon gjallëri përmes hapjes
2024-08-09 11:24:42

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Vlera totale e import - eksportit të mallrave të Kinës gjatë vitit 2023 arriti në 41.76 trilionë juanë. Me vendet pjesëmarrëse të nismës “Një brez, një rrugë” ishte 19.47 trilionë juanë, kurse vlera totale e import-eksporteve në 22 zonat eksperimentale të tregtisë së lirë arriti në 7.67 trilionë juanë. 

Deri tani, trenat Kinë-Europë kanë krijuar lidhje me 224 qytete të 25 vendeve europiane dhe me mbi 100 qytete të 11 vendeve aziatike. Rrjeti i shërbimit ka mbuluar në përgjithësi gjithë Europën dhe Azinë.

Këto shifra tregojnë se Kina po këmbëngul në hapjen me botën e jashtme. Kjo jo vetëm injekton gjallëri në zhvillimin e vendit, por ofron edhe mundësi të reja për botën.

Një qytetar polak u shpreh: “Mendoj se tregu kinez është shumë i madh, ndaj duhen bërë të gjitha përpjekjet për t’u futur në të.”

Një tjetër qytetar polak u shpreh: “Bashkëpunimi Kinë - Europë është shumë i nevojshëm. Nisma ‘Një brez, një rrugë’ është një koncept shumë i gjërë.”

Foto nga VCG

Kryetari i Konsullatës së Finlandës në Shangai, Anu Vuori u shpreh: “Kompanitë finlandeze kanë kohë që janë futur në tregun kinez. Ata janë optimistë për këtë treg. Kina është shumë efikase dhe i ka treguar botës shpejtësinë e saj. Infrastruktura dhe logjistika këtu janë fantastike.”

Rickard Ingvarsson, Drejtues Ekzekutiv për Azinë i kompanisë daneze Scan Global Logistics, tha: “Kemi parë që Kina ka nisur politikën pa viza për disa vende europiane dhe shumë vende të tjera të botës. Kjo ka krijuar vërtet shumë lehtësira, jo vetëm për biznesmenët, por edhe për turistët.”

Kryetari i Nderit i Shoqatës ChinaRo, Vicentiu Gheorghe vuri në dukje: “Kina e konsideron prioritet shtimin e mbrojtjes për investimet e huaja, pakësimin e pengesave në tregti, investimet dhe krijimin e një mjedisi biznesi të nivelit botëror. Nisma e bashkëndërtimit ‘Një brez, një rrugë’ dhe ndërtimi i zonave eksperimentale të tregtisë së lirë me nivel të lartë, janë masa pozitive që nxisin bashkëpunimin ndërkombëtar.”

Urusov Volodymyr, profesor i asociuar në Departamentin e Historisë të Universitetit Kombëtar të Kievit u shpreh: “Kina, në mënyrë të pandërprerë dhe aktive, integron sistemin e vet përkatës me standardet ndërkombëtare. Ajo nxit integrimin e ligjeve dhe rregullave të brendshme me rregullat e larta tregtare ndërkombëtare. Ruan me diversitet dhe stabilitet sistemin ndërkombëtar ekonomik dhe marrëdhëniet tregtare. Ndërkohë vazhdon edhe bashkëpunimin dypalësh, rajonal dhe shumëpalësh me vende të shumta.”

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ambasadorja e Finlandës në Kinë Leena-Kaisa Mikkola u shpreh: “Shpresojmë që këto masa të jenë vetëm një pjesë, në hapjen e vazhdueshme të Kinës. Shpresojmë gjithashtu që hapja e vazhdueshme e Kinës të krijojë një mjedis të barabartë konkurence për kompanitë finlandeze dhe europiane.”

(Jiang Lei)