Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj (Foto ATSH)
“Fillome një ide – Fito një internship” është projekti i Bashkisë së Tiranës, që ftontë rinjtë në fillim të karrierës së tyre profesionale, të grupmoshës deri në 28vjeç, që të fitojnë mundësinë e një praktike të paguar në institucion, përmesaplikimit për një koncept për projekt ose studim, bën të ditur “ATSH”.
Kryetarii Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nënvizoi se kjo është një mundësi shumë emirë për të rinjtë, që kanë ide të reja, për të bërë punë të mira për veten dhepër qytetin.
“Nëseçdo ditë e trajtoni si 1% të projektit tuaj, të ëndrrës suaj, të idesë suaj,atëherë çdo ditë ka rëndësi, se është 1% e asaj ideje, e asaj ëndrre, e atijprojekti. Çdo problem që mund t’ju dalë, mund të jetë edhe një mundësi shumë emadhe. Unë jam duke kërkuar për çuna dhe goca që duan t’i bashkohen skuadrëssonë sepse do të vijë koha kur i kalojmë stafetën një brezi tjetër. Ndaj, do tëdoja shumë që nga kjo skuadër të kishim drejtorët e ardhshëm, drejtuesit eprojekteve të agjencive tona dhe sot po e nisim me një ide modeste, si një testpër të kuptuar karakterin, forcën, zgjuarsinë dhe dëshirën për të bërë ca punëtë mira për qytetin tonë”, - tha Veliaj.
Kryebashkiakushtoi se vendin e ndryshojnë njerëzit që kanë ide. “Vendin nuk e ndryshojnënjerëzit që bëjnë analiza nga divani dhe nga Facebook-u, apo komentatorët qëshajnë kryesisht punën e të tjerëve”,- u shpreh kreu i Bashkisë.
Më tej,ai shtoi se shumë punonjës të Bashkisë së Tiranës, madje disa prej tyre edhe nëpozicione drejtuese, e kanë nisur me prezantimin e një ideje. Ai inkurajoi tërinjtë të aplikojnë sa më shumë në këto programe.
Projekti“Fillo me një ide – Fito një internship” tashmë është në vitin e 6-të dhe përkëtë vit ofron mundësinë që, nëpërmjet një praktike 3-mujore pune, të rinjtë tëkenë mundësinë të shprehin idetë e tyre krijuese dhe inovative. (Elona)