Bageti (Foto RTSH)
Ndërsa në disa vende të rajonit kanë shpërthyer sëmundje infektive të kafshëve, si murtaja, bruceloza, tuberkulozi, autoritetet në Shqipëri bëjnë të ditur se gjendja epizootike në vend është e pastër.
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka bërë të diturse aktualisht nuk është konstatuar asnjërast me murtajën e ruminantëve të vegjël, ndërsa rastet me brucelozë dhe tuberkulozjanë sporadike, përcjell “RTSH”.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë të ditur seinstitucionet përgjegjëse kanë marrë masat përkatëse duke ndërprerë importin etë imtave nga vendet ku është shfaqur sëmundja, si dhe në bashkëpunim me policinë janë ngritur grupe kontrolli për lëvizjen e kafshëve me dokumentacion sipas legjislacionit. (Elona)