Tendencat e fitnesit të Gjeneratës Z: Zbulimi i formave të reja stërvitore
2024-08-09 15:19:53

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kina feston Ditën Kombëtare të Fitnesit më 8 gusht, duke përkujtuar organizimin e suksesshëm të Lojërave Olimpike të Pekinit dhe duke promovuar një etikë fitnesi mbarëkombëtar.

Me përparimin shoqëror dhe avancimet teknologjike, Gjenerata Z në veçanti, ka filluar të ndryshojë të kuptuarit dhe pritshmëritë e tyre për aftësinë fizike.

Një trend i dukshëm është rritja e fitnesit në shtëpi. Izolimi gjatë pandemisë nxiti popullaritetin e ushtrimeve në shtëpi, një prirje që vazhdon të lulëzojë edhe në epokën pas pandemisë. Tregu është përgjigjur me një bollëk pajisjesh moderne fitnesi, aplikacione stërvitore dhe stërvitje virtuale, duke ofruar një gamë të pasur opsionesh për përdoruesit.

Gjigandi kinez i tregtisë elektronike JD.com publikoi së fundmi raportin e konsumit sportiv për gjysmën e parë të 2024, duke zbuluar një ndryshim të dukshëm drejt integrimit të fitnesit në përditshmëri. Kërkesa për pajisje kompakte dhe të përshtatshme fitnesi është rritur, me artikuj të tillë si shiritat e rezistencës, pesha të ndryshme (kettlebells), pedale për ecje, (steppers) dhe pajisjet eliptike kompakte, duke u bërë vegla popullore në shtëpi.

Raporti nënvizon një rritje të konsiderueshme në shitje të pajisjeve të fitnesit. Peshat (kettlebells), thelbësore për stërvitjen e forcës së muskujve, panë një rritje mahnitëse të shitjeve nga viti në vit prej 380%. Makineritë e kërcimit me litar pësuan një rritje prej 266%, ndërsa mini eliptikët, të njohur për djegien e shpejtë të yndyrës, shënuan një rritje prej 46% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.