Foto nga VCG
Autoritetet vendore po marrin masa këtë javë, për të siguruar furnizimin me energji dhe ujë pasi provincat lindore dhe qendrore të Kinës vazhdojnë të përballen me valën e të nxehtit.
Duke filluar nga 1 gushti, provinca Hunan e Kinës qendrore lëshoi paralajmërime për temperatura të larta për gjashtë ditë rresht, me temperaturën më të lartë në shumë vende që arrin 39 gradë Celsius. Për të plotësuar kërkesat e banorëve për ujë në periudhën e pikut, Drejtoria e Ujësjellësit ka bërë një plan të posaçëm furnizimi dhe ka forcuar monitorimin e konsumit të ujit urban.
Foto nga VCG
Për të shmangur efektet negative të temperaturave të larta në rrëshqitjen e tokës, Qarku Dong'an i qytetit Yongzhou të Zhejiangut, vadit bimët në mëngjes edhe në mbrëmje, për të reduktuar avullimin e ujit dhe përmirësuar efikasitetin e ujitjes.
Në qytetin Jurong të provincës Jiangsu, janë ngritur 23 "Stacione dashurie" për t'u ofruar punëtorëve një vend në natyrë që të freskohen dhe pushojnë, duke reduktuar mundësinë e goditjes nga nxehtësia.
Foto nga VCG
Në kantierin e ndërtimit të seksionit Jurong të Projektit të Rindërtimit të Autostradës Kombëtare 312, kompania e ndërtimit u ofroi punëtorëve "makina freskuese", që të gjithë të mund të freskoheshin me radhë në automjete. Kompania gjithashtu rregulloi orarin për të shmangur punën gjatë periudhave me temperatura të larta.(JiangLei)