Sondazhi i CGTN-it: Të anketuarit globalë kundërshtojnë hegjemoninë e ShBA-së në sport
2024-08-07 20:20:33

CFP

Atleti amerikan, Erriyon Knighton, që doli pozitiv në testin e dopingut në mars të këtij viti, marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit/CFP

ShBA-ja po ngre zërin për të ashtuquajturën çështje të dopingut dhe akuzat e saj të pabaza kanë sjellë kritika në rritje nga komuniteti ndërkombëtar. Sipas një sondazhi në internet të kryer nga CGTN-i, 95.01 për qind e të anketuarve i dënojnë ashpër Shtetet e Bashkuara për shtypjen e kundërshtarëve në emër të sportit, duke e kritikuar këtë si "hegjemonia amerikane" në Lojërat Olimpike.

Sportet nuk kanë pasur kurrë lidhje vetëm mbi konkurrimin, por edhe me respektimin e rregullave dhe të kundërshtarëve. Gjatë lojërave olimpike, sportistë nga disa vende i kanë përdorur mediat sociale për të stigmatizuar sportistët e tjerë me akuza të sajuara dhe kanë treguar mungesë mirësjelljeje në publik. Në këtë drejtim, 94.95 për qind e pjesëmarrësve globalë besojnë se këta sportistë janë të pasjellshëm dhe nuk arrijnë të përmbushin frymën olimpike të "mirëkuptimit" dhe "miqësisë". 93.08 për qind e  të anketuarve thonë se arena nuk është vetëm një garë e fituesve dhe humbësve, por edhe një skenë miqësie dhe respekti reciprok.

Ajo që Agjencia e Antidopingut  e Shteteve të Bashkuara  dhe "The New York Times" mbështesin nuk është drejtësia e konkurrimit, por "hegjemonia amerikane". SHBA-ja ka injoruar rezultatet autoritative të hetimit të Agjencisë Botërore të Antidopingut dhe ka trumbetuar të ashtuquajturat raste të dopingut që përfshijnë ekipet e notit të vendeve të tjera. Në këtë drejtim, 96.84 për qind e të anketuarve besojnë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë respekt për Agjencinë Botërore të Antidopingut dhe po sfidojnë drejtësinë e autoritetin. 96.11 për qind e pjesëmarrësve në sondazh u bëjnë thirrje të gjitha vendeve që t'i përmbahen frymës olimpike, të ruajnë së bashku autoritetin e paanshmërinë e organizatave sportive ndërkombëtare dhe të krijojnë një atmosferë të konkurrencës së barabartë në sport.

Atleti amerikan, Erriyon Knighton, doli pozitiv në testin e dopingut në mars të këtij viti. Agjencia e Antidopingut  e Shteteve të Bashkuara jo vetëm që nuk e pezulloi, por edhe e lejoi të marrë pjesë në Paris dhe mbi 90 për qind e sportistëve amerikanë nuk përmbushin kodin e Agjencisë Botërore të Antidopingut. Në sondazh, 96.25 për qind e të anketuarve i kritikojnë ashpër Shtetet e Bashkuara për "standardet e dyfishta" në rregullat e dopingut. Përveç kësaj, Shtetet e Bashkuara e kanë kërcënuar nëpërmjet ndërprerjes së ndihmës financiare Agjencinë Botërore të Antidopingut që t'i japë të ashtuquajturin "status përfaqësues që përputhet me kontributin e saj ekonomik". 95.01 për qind e pjesëmarrësve në sondazh kritikojnë se kjo është shprehje e “hegjemonisë dhe kërcënimit amerikan” në fushën e sportit, ndërsa 93.45 për qind thonë se dopingu po politizohet dhe instrumentalizohet gjithnjë e më shumë nga Shtetet e Bashkuara, duke u bërë një zgjatje e hegjemonisë së saj në fushën e politikës dhe diplomacisë ndërkombëtare.

Sondazhi u publikua në platformat e CGTN-it në gjuhën angleze, spanjolle, franceze, arabe dhe ruse, me 15 244 përdorues interneti që votuan dhe shprehën opinionet e tyre brenda 24 orëve.(Xu Guang)