Guangzhou dhe rezultatet e hapjes
2024-08-07 17:09:58

Si një emigrant që e ka quajtur Guangzhou-n shtëpinë e tij në dekadën e fundit  jam dëshmitar i zhvillimit  ekonomik  të  Kinës jo vetëm në provincën Guangzhou dhe Guangdong, por në të gjithë vendin. Udhëtimi i Kinës për t'u bërë ekonomia e dytë më e madhe në botë është vërtet mbresëlënës dhe një rast studimor nga i cili mund të mësojnë të gjitha vendet.

Guangzhou e hapur në ndërtim e sipër, vitet 90'(Foto:VCG)

Ekonomistët janë më të kualifikuarit për të ndarë të dhënat e rritjes së paprecedentë ekonomike të Kinës. Sado të rëndësishme që janë, statistikat nuk tregojnë domosdoshmërisht historinë e plotë se si kjo "baticë në rritje ka ndikuar".

Kjo valë e dobishme përfshin veçanërisht përmirësime në mbarë komunitetin në mirëqenien e njerëzve dhe cilësinë e jetës së tyre. Njerëzit në mbarë vendin kanë përfituar nga krijimi i më shumë vendeve të punës, përmirësimi i standardeve të jetesës dhe përparimi teknologjik i vendit. Kina gjithashtu ka modernizuar dhe zbukuruar qytetet e saj, ka krijuar mundësi arsimimi dhe ka përmirësuar shumë sistemet e kujdesit shëndetësor dhe të mirëqenies sociale.

Sa i përket Guangzhou-t, rritja ekonomike dhe fitimet që ka  realizuar si një nga qytetet më të begatë dhe më të gjallë të Kinës nuk kanë qenë rastësisht. Në vend të kësaj, ato janë rezultat i largpamësisë së udhëheqjes së qytetit. Menaxhimi strategjik i kësaj rritjeje, Plani i 14-të Pesëvjeçar i Guangzhou-t (2021-2525) synon, ndër të tjera, zhvillimin e qytetit në një qendër globale tregtare, industriale dhe të transportit të integruar dhe rritjen e statusit të tij si një qendër teknologjike, arsimore dhe kulturore.

Ky plan mori një nxitje vitin e kaluar kur Guangzhou priti "Të Kuptojmë Kinën - Dialogun e Zonës së Gjirit të Madh" dhe konfirmoi se arritja e "mbështetjes te vetja në shkencë dhe teknologji është çelësi për të ndjekur rrugën kineze drejt modernizimit".

Foto:VCG

Guangzhou e tanishme(Foto:VCG)

Sigurisht, kjo rritje dhe sukses i atribuohet gjithashtu vendndodhjes strategjike të Guangzhou-t në zonën e Gjirit të Madh Guangdong-Hong Kong-Makao dhe ndikimit të Panairit të Kantonit, panairit më të madh tregtar në Kinë.

Banorët e duan qytetin e Guangzhou-t falë përmirësimit të mirëqenies dhe cilësisë së jetës së njerëzve, duke shtuar dhe  përpjekjet e fokusuara dhe të njohura për të mbrojtur më mirë mjedisin lokal.

Me afërsisht 50 për qind hapësirë të gjelbër Guangzhou, qyteti njihet nga Kombet e Bashkuara si një "qytet ndërkombëtar kopshtesh". Për më tepër, OKB-ja njohu kohët e fundit angazhimin e qeverisë së qytetit të Guangzhou-t për të përmirësuar cilësinë e jetës së njerëzve, duke i dhënë atij çmimin e praktikave më të mira për përmirësimin e vendbanimeve njerëzore.

Autoritetet kanë marrë gjithashtu masa për të ruajtur, promovuar dhe balancuar kulturën tradicionale Lingnan të Guangzhou-t me kulturën urbane moderne të qytetit. Falë kësaj rritjeje dhe përmirësimit ekonomik, Guangzhou është më i gjallë sot se kurrë më parë.

Guangzhou e tanishme(Foto:VCG)

Foto:VCG

Qytetarë marrin pjesë në maratonë, Guangzhou(Foto:VCG)

Duke u mbështetur te vetja dhe duke ndjekur modernizimin përmes rritjes ekonomike, Guangzhou mirëpret investitorët e huaj, biznesmenët dhe sipërmarrjet duke zbatuar politika që favorizojnë dhe stimulojnë industrinë e teknologjisë së lartë, inovacionin, kërkimin dhe zhvillimin. Për t'u bërë një qendër e madhe kërkimi dhe zhvillimi në Azi-Paqësor, Guangzhou po merr masa për të tërhequr më shumë investime për t'u bërë një destinacion kryesor investimi në Kinë.

“Arsimi është barazuesi i madh i kohës sonë” dhe fëmijët tanë meritojnë më të mirën. Nga zhvillimi ekonomik i Guangzhou-t kanë përfituar të gjitha institucionet arsimore, pedagogët dhe studentët. Kina ka rreth 500,000 shkolla dhe në  Guangzhou ndodhen disa nga më të mirat ndër to. Më shumë se 80 institucionet e arsimit të lartë të qytetit renditen ndër më të mirat jo vetëm në vend, por edhe në botë.

Cilësia e jetës në Guangzhou përfshin gjithashtu shëndet të mirë, mirëqenie të përgjithshme dhe një ndjenjë më të madhe të përkatësisë sociale. Nuk është çudi që Guangzhou është renditur vazhdimisht në mesin e qyteteve më të mira në konkursin "Kina e mahnitshme - Qytetet më tërheqëse kineze në sytë e talenteve të huaj".

Ne kemi qenë dëshmitarë të rritjes së paprecedentë ekonomike të Kinës pasi do të vazhdojmë të jemi përgjatë viteve që vijnë.

Autori  Steve Farr  është drejtor ekzekutiv i Zyrës së Sekretariatit për Aleancën e Universiteteve Ndërkombëtare të Qyteteve të binjakëzuara me  Guangzhou-n.