Foto nga VCG
Notarët kinezë në Olimpiadën e Parisit 2024 janë përballur me testime të shumta anti-doping. Asnjë shkelje nuk është gjetur, panvarësisht akuzave në disa media.
E vërteta është që notarët kinezë janë lojtarë më të testuar në pishinat e Parisit.
Sipas të dhënave të publikuara më 23 korrik nga World Aquatics, numri total i testimeve për ekipin kinez të notit ka mbikaluar 600 të tilla, që nga janari 2024. Çdo notar është testuar gati 21 herë, kurse rivalët e tyre kryesorë vetëm 4-6 herë.
World Aquatics është federata ndërkombëtare, e certifikuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për administrimin e garave ndërkombëtare të sporteve ujore.
“Ata janë testuar në mënyrë të plotë,” u shpreh Drejtori i Komunikimit i KON, Mark Adams në një konferencë shtypi të zhvilluar më 2 gusht.
Anëtari i KON, Pau Gasol tha se disa testime janë bërë vetëm për “të qetësuar mendjet” e lojtarëve të tjerë.
“Shumë testime janë bërë herët në mëngjes, madje dhe natën. Kjo nuk është e lehtë për lojtarët, pasi ndikon direkt në shplodhjen e tyre, trajnimin dhe oraret përkatëse,” u shpreh Gasol.
Foto nga VCG
Testimet intensive mbi ekipin kinez “janë një rrugë e mirë për të treguar pastërtinë e tyre. Rezultati do të tregojë gjithçka”, u shpreh Dong Jun, një komentator sportiv për CGTN.
Disa media citojnë testimet pozitive të 23 lojtarëve kinezë në 2021, shtatë muaj para Olimpiadës së Tokios. Mirëpo hetimet treguan se lojtarët i morën substancat e ndaluara në mënyrë aksidentale, pasi kishin ngrënë ushqime të kontaminuara, një rast jo dhe aq i pazakontë në botë.
David Lappartient, Anëtar Bordi i WADA - Agjencia Botërore Anti-doping, tha se “nuk ka patur shkelje të rregullave anti-doping (këtë herë).”
CHINADA - Agjencia Anti-doping e Kinës, deklaroi më 25 korrik se do të bashkëpunojë me të gjitha palët përkatëse, për të siguruar integritetin e qeverisjes globale në anti-doping.
Foto nga VCG
Lidhur me këtë çështje, reagoi edhe Ministria e Jashtme e Kinës. Zëdhënësi Lin Jian tha në qershor se qeveria kineze aplikon “zero-tolerancë” ndaj dopingut, zbaton rreptësisht Kodin Botëror Anti-Dopping, garanton shëndetin e lojtarëve në sporte si dhe konkurrim të barabartë. (Jiang Lei)