Ukraina konfirmon mbërritjen e aeroplanëve luftarakë F-16. Zelensky: Kapitull i ri në luftën kundër Rusisë
2024-08-06 12:30:19

Ukraina mbërritja e avionëve F-16 (Foto RTSH)

Ukraina mbërritja e avionëve F-16 (Foto RTSH)

Ardhja e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë shënon “një kapitull të ri” për Forcat Ajrore të vendit, tha të dielën Presidenti Volodymyr Zelensky teksa konfirmoi për herë të parë se avionët luftarakë janë në vend, njofton rtsh.al.


Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Tani është një realitet. F-16 janë në Ukrainë. Unë jam krenar për të gjithë njerëzit tanë që po i zotërojnë këto avionë dhe tashmë kanë filluar t’i përdorin ato për vendin tonë” tha presidenti ukrainas.


Zelensky tha se u është mirënjohës partnerëve, dhe veçanërisht vendeve të para që pranuan kërkesën e Kievit për aeroplanin. “Falënderoj Danimarkën, Holandën dhe Shtetet e Bashkuara. Dhe për të gjithë partnerët tanë – ne e vlerësojmë mbështetjen tuaj”, tha ai.


Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ukraina u ka kërkuar aleatëve që të transferojnë avionët e lakmuar që nga fillimi i luftës për të mbrojtur qiellin e saj kundër raketave ruse. Rusia ruan epërsinë ajrore mbi Ukrainën dhe F-16 ofrojnë një përmirësim të konsiderueshëm në armatimin e Kievit. F-16 mund të sigurojnë mbulim ajror për trupat, të sulmojnë objektivat tokësore, të sulmojnë aeroplanët e armikut dhe të përgjojnë raketa.(Fatosi)