Hasani thirrje qytetarëve jashtë vendit: Aplikoni online për rinovimin e dokumenteve të skaduara!
2024-08-06 10:41:07

Hasani thirrje qytetarëve jashtë vendit (Foto ATSH)

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u bëri thirrje të hënën të gjithë qytetarëve shqiptarë jashtë vendit, që kanë humbur dokumentin e udhëtimit ose që u ka përfunduar afati i vlefshmërisë,  të aplikojnë online në platformën e-albania për shërbimin “Lejekalimi” në Misionin Diplomatik dhe Postin Konsullor të Republikës së Shqipërisë më të afërt, shkruan ATSH.

Thirrja e kryediplomatit erdhi pasi të dielën në zgjedhjet e pjesshme në Himarë, shumë votues nuk mundën të votonin pasi kartat e tyre të identitetit ishin të skaduara.(Fatosi)