Foto nga VCG
Kohët e fundit, Kryetari i Shtetit të Kinës Xi Jinping dha disa udhëzime për mbrojtjen, trashëgiminë dhe shfrytëzimin e pasurive kulturore dhe natyrore.
Ai vuri në dukje se “Aksi Qendror i Pekinit”, “Shkretëtira Badanjilin - Liqenet Shashan” dhe “Habitati natyror i shpendëve shtegtarë në Detin e Verdhë dhe Detin Bohai (faza e 2-të)” janë përfshirë tashmë me sukses në listën e trashëgimive botërore. Kjo ka rëndësi pozitive për modernizimin e stilit kinez, i cili synon harmonizimin mes njeriut dhe natyrës.
Foto nga VCG
Xi theksoi se duhet zhvilluar më tej mbrojtja tërësore dhe sistematike e trashëgimive kulturore dhe natyrore, duhen forcuar aftësitë konkrete dhe niveli i mbrojtjes, si edhe duhen ruajtur më mirë thesaret kulturore dhe natyrore të kombit kinez. Krahas këtyre, duhet shtuar bashkëpunimi ndërkombëtar në këtë drejtim dhe duhet nxitur ndërtimi i komunitetit me fate të përbashkëta të njerëzimit.
Foto nga VCG
Pak ditë më parë, në Konferencën e 46-të të Trashëgimive Borërore të UNESCO-s që u zhvillua në Indi, “Aksi Qendror i Pekinit” u përfshi në trashëgiminë kulturore. Ndërkohë “Shkretëtira Badanjilin - Liqenet Shashan” dhe “Habitati natyror i shpendëve shtegtarë në Detin e Verdhë dhe Detin Bohai (faza e 2-të)” u përfshinë në trashëgiminë natyrore. Kështu, numri i trashëgimive të Kinës në rang botëror ka arritur në 59, duke u renditur në vendet e para në botë. (Jiang Lei)