Rritje pagash për të gjitha bashkitë e Shqipërisë
2024-08-06 11:17:20

Ministri Mazniku (Foto Revista Monitor)

Ministri Mazniku (Foto Revista Monitor)

Qeveria shqiptare paralajmëroi tre ditë më parë se do të ketë një reformë në politikat e pagave në të gjitha bashkitë e vendit, shkruan panorama.al.  Më së shumti nga kjo reformë do të përfitojnë bashkitë e vogla dhe të mesme.


Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku citohet të ketë thënë se prej 1 shtatorit, paga minimale nga 32 mijë lekë do të shkojë në 70 mijë lekë.

Rritja më e madhe është te bashkitë e grupit të parë me më pak se 50 mijë banorë dhe te bashkitë me 50-100 mijë banorë.


Reforma do të njehësojë pagat në të gjitha njësitë e pushtetit vendor, ndërsa buxheti për rritjen e tyre do të mbulohet nga qeveria dhe një pjesë e vogël nga vetë bashkitë.  Nga viti që vjen, qeveria do u japë fonde bashkive në bazë të performancës, jo thjesht në bazë të numrit të popullsisë.


Reforma për pushtetin vendor, lindi si një nevojë për shkak të mungesës së punonjësve në disa bashki të vendit, duke sjellë mangësi në kryerjen e shërbimeve thelbësore.(Fatosi)