Foto nga VCG
Atletët kinezë fituan medalje të shumta në ditën e 10-të të Lojërave Olimpike të Parisit, duke mbikaluar sërish skuadrën e SHBA-së në garën për medalje të artë.
Të hënën, më 5 gusht, Skuadra e Kinës fitoi dy medalje të arta, duke e çuar totalin e tyre në 21. Këto medalje ishin vendimtare për të ndihmuar ekipin e Kinës të thyejë barazimin me Shtetet e bashkuara, të cilët tani kanë një medalje më pak në garën për medalje të arta.
Medaljet e arta u fituar nga sportistët kinezët në gjuajtjen me pistoletë në 25 metra për meshkuj dhe hekurat paralele të gjimnastikës për meshkuj.
Foto nga VCG
Të hënën, qitësi kinez Li Yuehong fitoi medaljen e artë në gjuajtje me pistoletë 25 metra për meshkuj, duke siguruar një avantazh për ekipin kinez.
Konkurrenti tjetër kinez Wang Xinjie përfundoi i treti në sfidën e qitjes, duke shtuar një tjetër medalje në totalin e ekipit.
Në gjimnastikën për meshkuj, You Jingyuan i Kinës shënoi një rezultat prej 16.2 pikësh në garën e hekurave paralele, duke mposhtur gjimnastin ukrainas Illia Kovtun, i cili mori medalje të argjendtë.
Skuadra kineze e gjimnastikës për meshkuj siguroi gjithashtu një tjetër medalje, pasi Zhang Boheng fitoi medaljen e bronztë në hekurin horizontal.
Foto nga VCG
Jiang Yiting dhe Lv Jianlin fituan medalje bronzi në ditën e 10-të olimpike në qitjen me pjatel me lojtarë të përzier, duke zhvendosur jashtë podiumit ekipin indian.
Në gjimnastikën e femrave, Zhou Yaqin e Kinës fitoi medaljen e argjendtë në garën e trarëve të ekuilibrit, duke mposhtur lojtarët e famshme amerikane dhe braziliane Simone Biles dhe Rebeca Andrade.
Foto nga VCG
Rebeca Andrade e Brazilit fitoi medaljen e artë në finalen e ushtrimeve në dysheme në gjimnastikën për femra. (Jiang Lei)