Sektori bankar në rritje (Foto Revista Monitor)
Në Shqipëri sektori bankar vijoi rritjen edhe në tremujorin e dytë të këtij viti, sa i takon totalit të aktiveve dhe portofolit të kredisë, shkruan ATSH. Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, të gjitha bankat e kanë mbyllur gjashtëmujorin e parë të vitit me fitim.
Në total, sektori raportoi një fitim neto prej 19.3 miliard lekësh, në rritje me 31% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar. Totali i aktiveve në fund të muajit qershor arriti në 2 trilionë lekë, në rritje me rreth 33 miliard lekë që nga fillimi i vitit.
Portofoli i kredisë në fund të qershorit arriti vlerën e 739 miliardë lekëve, në rritje me 7.5% që nga fillimi i vitit 2024. Kjo është një rritje me 11.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.(Fatosi)