Foto nga CFP
Zhai Jun, i dërguari i posaçëm i qeverisë kineze për çështjen e Lindjes së Mesme, zhvilloi të hënën një telefonatë me Wolfgang Amadeus Brulhart, i dërguari i Zvicrës për Lindjen e Mesme.
Duke prezantuar dialogun e pajtimit midis 14 fraksioneve palestineze në Pekin në korrik, Zhai tha se Kina shpreson sinqerisht që fraksionet e ndryshme palestineze të realizojnë unitetin kombëtar dhe të krijojnë një vend të pavarur në një datë të hershme, të bazuar në pajtimin e brendshëm.
Kina vlerëson përpjekjet aktive të Zvicrës për të zbatuar zgjidhjen me dy shtete. Ajo është e gatshme të punojë me Zvicrën për të dhënë kontribute pozitive në promovimin e paqes dhe stabilitetit rajonal, tha ai.
Duke përgëzuar dhe përshëndetur Kinën për ndërmjetësimin në dialogun e pajtimit dhe nënshkrimin e Deklaratës së Pekinit, Brulhart tha se Zvicra ndan të njëjtin qëndrim me Kinën, në lidhje me pajtimin midis fraksioneve palestineze.
Fraksionet e ndryshme palestineze që formojnë një qëndrim të unifikuar dhe flasin me një zë, janë parakusht për realizimin e zgjidhjes me dy shtete dhe zgjidhjen e çështjes palestineze, tha Brulhart, duke bërë thirrje për ruajtjen e komunikimit me Kinën për këtë çështje.
Të dyja palët shkëmbyen mendime edhe për zhvillimet e fundit në situatën në Lindjen e Mesme.