Shqipëria nën valën e të nxehtit afrikan
2024-08-06 12:10:14

Vala e të nxehtit në Shqipëri (Foto 360 Gradë)

Vala e të nxehtit në Shqipëri (Foto 360 Gradë)

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak shqiptar parashikon që ditët e ardhshme Shqipëria të jetë nën valën e të nxehtit afrikan, si rezultat i aktivitetit të masave të ajrore të nxehta me origjinë nga Anticikloni i Azoreve si dhe veriu i Afrikës, shkruan panorama.al.


Foto nga VCG

Foto nga VCG

Dita më e nxehtë do të jetë e premtja. Temperaturat në Tiranë, Berat, Elbasan, Fier, Shkodër dhe Lezhë, do të arrijnë 40-41 gradë celsius. Moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët e orët e plota me diell, por  pa përjashtuar alternimet e herëpasherëshme të vranësirave që pritet të shoqërohen me reshje të shiu me intensitet të ulët.


Foto nga VCG

Foto nga VCG

Reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e në mënyrë të izoluar breshër. Autoritetet shëndetësore vazhdojnë të bëjnë thirrje për kujdes të shtuar ndaj, fëmijëve, pleqve dhe të sëmurëve kronikë. (Fatosi)