Shtohen barnat e rimbursueshme (Foto RTSH)
Qeveria shqiptare ka vendosur të zgjerojë mbulimin me barna të kushtueshme për sëmundjet e ndryshme dhe të rënda, shkruan RTSH.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu nnjoftoi se, “listës së Barnave të Rimbursueshme i janë shtuar 50 medikamente të reja nga të cilat 38 principe aktive të reja dhe 12 forma në doza të reja”.
Ministrja bëri të ditur se 550 mijë qytetarë do të përfitojnë medikamente falas.
“Këto përditësime rrisin numrin e qytetarëve përfitues për trajtimin e patologjive të ndryshme, ku përveç risive, vëmendje të veçantë u është dhënë disa diagnozave onkologjike deri tani të pambuluara, duke siguruar më shumë opsione terapeutike për trajtim efikas të pacientëve”, tha zonja Koçiu.
Sipas saj, të gjitha këto barna të reja të shtuara në listën e medikamenteve të rimbursueshme, e çojnë listën në rreth 1345 medikamente që rimbursohen nga buxheti i shtetit.