Turistët në Aeroportin e Rinasit (Foto ATSH)
Në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” u shënua një rekord sa i përket numrit të pasagjerëve që kanë hyrë në Shqipëri në muajin korrik, shkruan ATSH.
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale shkruan se “vetëm në muajin korrik numri i hyrjeve në Shqipëri i kaloi 1 milion dhe hynë më shumë pasagjerë se sa erdhën në të gjithë vitin 2013". Sipas tij ky është "një tregues kuptimplotë të transformimit epokal të Shqipërisë turistike në harkun e një dekade”.
Sipas shifrave të publikuara nga kryeministri Rama në korrik të këtij viti në aeroport hynë afro 1.2 milionë pasagjerë, ndërsa në korrik të 2023 rreth 835 mijë pasagjerë.
Ndërkaq nga janari-korrik kanë hyrë rreth 6 milionë pasagjerë, pak më shumë se 1.1 milionë hyrje nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Zoti Rama publikon edhe disa video ku turistë nga vende të ndryshme shprehi opinionet dhe mbresat e tyre nga udhëtimi në Shqipëri.