Kina i dhuron 3 milionë dollarë agjencisë së OKB-së për ndihma në Gaza
2024-08-05 14:31:34

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kina dhuroi të enjten 3 milionë dollarë për Agjencinë për Ndihmë dhe Punë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA), për të mbështetur përpjekjet e tyre emergjente humanitare në Gaza. 

Zeng Jixin, kreu i Zyrës së Republikës Popullore të Kinës në Shtetin e Palestinës, nënshkroi marrëveshjen e kontributit me Zëvendës Komisioneren e Përgjithshme (Mbështetje Operacionale) të UNRWA Antonia Marie De Meo, tha zyra në një deklaratë. 

Kina ka mbështetur gjithmonë performancën aktive të UNRWA-së. Ajo i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të mbështesë punën e agjencisë, tha Zeng. Ai shtoi se vitin e kaluar Kina i kishte ofruar agjencisë ndihmë urgjente në vlera monetare, pas shpërthimit të konfliktit të Gazës.

Kina do të vazhdojë të zbatojë Iniciativën e Sigurisë Globale dhe të punojë me komunitetin ndërkombëtar, për t'i dhënë fund sa më parë luftimeve në Gaza, për të lehtësuar situatën katastrofike humanitare dhe për të zbatuar zgjidhjen me dy shtete, tha Zeng. 

De Meo, në emër të UNRWA, shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Kinës dhe tha se kontributi i vendit ishte vendimtar. 

Ajo shprehu gjithashtu gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin me Kinën për të zbutur krizën humanitare në Gaza.