Unaza e Madhe e Tiranës në ndërtim (Foto ATSH)
Në Unazën e Jashtme të Tiranës një nga veprat kryesore të infrastrukturë së kryeqytetit, puna vazhdon me intensitet. Në kantierin e lotit 5 dhe 6 të saj aktualisht janë realizuar 55 % e punimeve, shkruan ATSH.
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, ndërsa ka ndarë pamje nga punimet, shkruan se “Ky projekt që do t’i japë një frymëmarrje të re kryeqytetit ..." E gjatë 27 kilometra, me vënien në funksionim Unaza e Jashtme e Tiranës, do të lehtësojë trafikun dhe shkurtojë distancat, sidomos për mjetet që kalojnë tranzit në Tiranë, apo lëvizin nga periferia jashtë Tiranës.
Në të gjitha zonat ku kalon, ky segment i ri rrugor ka gjallëruar jetën e komuniteteve dhe rritur vlerën e pronave dhe të investimeve. (Fatosi)