Kreu i KQZ Celibashi (Foto JavaNews)
Votimi i emigrantëve pa qenë prezent ne Shqipëri po përballet me disa sfida të cilat janë sa teknike po aq dhe financiare, shkruan RTSH. Për të gjithë ata që jetojnë jashtë vendit, hapi i parë për të marrë pjesë në zgjedhjet e pranverës së ardhshme, është regjistrimi në platformën elektronike që po ndërtohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha për mediat se kosto e platformës elektronike të regjistrimit të votuesve shkon rreth 3 milion euro përafërsisht. Por kostoja e zgjedhjeve shtohet pasi votimi nga jashtë do realizohet me postë me një kosto deri 40 euro për postim. Nëse do te votonin 1.1 milion zgjedhës, sikurse mendohet se është numri i votuesve jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, kostoja është e lartë.
Emigrantët nuk do kenë mandate të rezervuara, por vota e tyre do llogaritet në qarkun ku ata kanë pasur vendbanimin fundit në Shqipëri. (Fatosi)