Puna për Teatrin e Ri (Foto Gazeta Tema)
Në Tiranë ka përfunduar hedhja e themeleve e Teatrit të ri Kombëtar , njofton ATSH.
Brenda vitit 2025 pritet të mbarojë ndërtimi i karabinasë.
Duke përcjellë këto lajme kryeministri Edi Rama shkruan në rrjetet sociale se Teatrit i ri Kombëtar, "është një projekt që do të rikthejë magjinë e skenës teatrore në zemër të Tiranës”.
“Me investime të reja dhe teknologji bashkëkohore, po ndërtojmë një vend të dedikuar artit dhe kulturës, ku do të ngjiten në skenë artistët më të talentuar të vendit dhe jo vetëm”, shprehet zoti Rama.
Projekti i Teatrit të Ri Kombëtar në Tiranë është krijuar nga një prej studiove më të mëdha ndërkombëtare të arkitekturës në botë, “Bjarke Ingels Group” me qendër në Danimarkë.
Godina e re ofron një arkitekturë me dizajn modern, me të gjitha kushtet e nevojshme për realizimin e shfaqjeve teatrore dhe krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës .