Austin anulon marrëveshjen e fajësisë për organizatorët e dyshuar të 11 shtatorit
2024-08-05 15:36:27

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin ka anuluar marrëveshjen e diskutueshme për pranimin e fajësisë nga organizatorët e dyshuar për komplotin e sulmeve të 11 shtatorit 2001 në SHBA , Khalid Sheikh Mohammed dhe dy bashkëpunëtorët e tij ,  të shpallur të mërkurën, njofton ATSH.

 

Vendimi, edhe një herë, vendos dënimin me vdekje për tre nga pesë të pandehurit e dyshuar për komplotin e sulmeve të 11 shtatorit, të cilët do të kishin marrë burgim të përjetshëm në bazën amerikane në Guantanamo, në këmbim të pranimit të fajit për vrasjen e 2 997 personave, gjatë sulmeve në Qendrën Tregtare Botërore, Pentagon dhe në Fluturimin 93 të “United Airlines”.

 

Dy të pandehur të tjerë të dyshuar për komplotin e sulmeve të 11 shtatorit , nuk morën pjesë në marrëveshjen e gjyqit, megjithëse vetëm njëri prej tyre, Ammar al Baluchi, mund të përballej me procedimin e gjyqit në Guantanamo.

 

Shtatorin e kaluar, një gjykatës ushtarak vendosi se Ramzi bin al Shibh, i pandehuri tjetër që nuk merrte pjesë në marrëveshjen për pranimin e fajësisë, ishte mendërisht i paaftë për të dalë në gjyq.

 

Vendimi i Austin u njoftua në heshtje nga Departamenti i Mbrojtjes në faqen e shtypit të Pentagonit.